Presidenti i Republikës do të lerë të hyjë në fuqi në heshtje projektligjin e ri të Procedurave të Tatimore, bënë të ditur burimet pranë Presidencës për Monitor
Presidenti ka zgjedhur të mos shprehet për projektin që 10 -fishon gjobat e biznesit duke konsumuar të gjithë kohën e nevojshme që i lihet presidentit për dekretim duk i hapur rrugë botimit në Fletoren Zyrate për të nisur në këtë moment zbatimin praktik.
Ligji i ri i miratuar në Kuvend në23 shtator, parashikon gjobitjen e një biznesi në masën 500 mijë lekë në rast se kanë kryer një punësim të padeklaruar në administratën tatimore si dhe në të njëjtën masë në rast se paga e deklaruar është më e vogël se sa ajo e paguar realisht.
Për bizneset e vogla, ligji parashikon gjobë në masën 500 mijë lekë në rast se identifikohet një shitje pa kupon tatimor ndërsa për bizneset e mëdha parashikohet gjobë në masën 10 milionë lekë në rast se identifikohet shitje pa faturë tatimore. Në ligjin e vitit 2008, këto shkelje gjobiteshin në masën 20 deri në 100 mijë lekë ose pezullim aktiviteti për deri tre muaj në rast përsëritjeje. Në një ndryshim të kryer në vitin 2012, këto shkelje gjobiten në masën 500,000 lekë për bizneset e mëdha dhe 250,000 lekë për bizneset e vogla. Ligji i ri e rrit gjobën në 500 mijë lekë për të gjitha bizneset*.
Gjobat në këto përmasa janë konsideruar si të palogjikshme dhe joefektive nga pikëpamja praktike. Arsyetohet se 500 mijë lekë gjobë për një faturë fiskale të palëshuar ose punonjës të padeklaruar është një barrë e mjaftueshme për të falimentuar çfarëdolloj biznesi të vogël në Shqipëri, shumica dërrmuese e të cilëve vështirë se kanë më shumë se sa 500 mijë lekë kapital.
Por gjobat për moslëshim kuponi tatimor për biznesin e vogël në masën 500 mijë lekë konsiderohen edhe më të palogjikshme se sa ato për punësime në të zezë, për shkak se janë të palidhura me dënim e krijuar për buxhetin e shtetit. Një biznes me xhiro 8 milionë lekë me dy gjon shkon direkt në faliment.