• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, si Aranit Çela

by Artur Ajazi
20/01/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edhe në vajtjen e tij të dytë për “tu paraqitur” në SPAK, kreu i PD-së Sali Berisha, mbajti goxha fjalim në dalje. Ishte fjalimi i rradhës, dha “pretenca prokurorësh”, lexoi “hetime mbi grupet armiqsore”, akuzoi dhe ç’nuk tha mbi kundershtarin politik. Dukej si Aranit Çela në vaktit, tek lexonte “akt-akuzat”, dhe kritikonte prokurorët e SPAK-ut se “nuk dinin ta bënin mirë detyrën”. U foli Berisha të pranishmëve mbi “situatën e krimit dhe korrupsionit”, dhe u betua se “do të nxirrte nga qytetari dixhital edhe dosje të tjera”. Kjo pra, është opozita.

Një opozitë që merret me dosje dhe fashikuj të “përkthyer dhe zbardhur nga qytetari dixhital”, të cilat Berisha i servir si “fakte dhe argumente për fushatën dhe fitoren e opozitës”. Kjo pra është partia që pretendon dhe pret “fitoren mbi qeverisjen e Edi Ramës në 11 Maj”, duke marrë rolin e prokurorit, gjyqtarit, ministrit, policit, dhe mbi të gjitha këto, “të qytetarit dixhital”.

Një opozitë që deri sot ka premtuar vetëm 2 gjëra “largim të policëve dhe prokurorëve sa të vijë në pushtet dhe rritje rrogash dhe pensionesh si në Hollandë”. Hajde po deshe dhe besoi kësaj opozite pushtetin, votën, të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve tona.

Një opozitë që flet dhe vulos sikur të ishte viti 1992 apo 1996, dhe jo 2025. Një opozitë që thyen ligjet, fyen institucionet, ofendon ambasadorët, një opozitë që arrnon programet e dikurshme, dhe del i prezanton si “programet e qeverisjes re”. Por më famozi mbetet Doktori. Në çdo konferencë shtypi, apo dhe dalje nga dera e SPAK-ut, ai patjetër do të lëshojë akuza, do të japë pretenca dhe vendime gjyqsore, madje do ti përcaktojë kundërshtarit politik edhe “sa vjet burg rrezikon kur të vijmë ne pushtet”.

Një opozitë që ka krijuar korin e uluritësve, që dalin mes bulevardit të Tiranës, dhe shajnë me libër shtëpie Erion Veliajn, Edi Ramën, ministrat meshkuj dhe femra, që merren me jetën e tyre private dhe familjare, dhe pastaj kënaqen kur Doktori u thotë me sms se “bravo je qëndrestar, do të jap post në qeverinë e re”. Flet për çdo marifet Doktori, por nuk u thotë mbështetësve të tij asgjë për akuzat e SPAK, për Gerdecin, 21 Janarin, për pasuritë dhe milionat e tij dhe oborrtarëve.

Nuk u thotë asgjë për fajet dhe gabimet e opozitës dje dhe sot. Por u tregon barcaleta dhe përralla me pushtet, të cilat  jo se i beson njeri, por ata që i shkojnë pas, u pëlqen ti dëgjojnë shpesh, sepse u duket sikur vërtetë do të vijnë një ditë në qeverisje kur Berisha të bëhet “mbret”.

Next Post
“70% e shqiptarëve e mbështesin Altin Dumanin”/ Zaloshnja: Flitet se në SPAK do shkojë…

Ka zbuluar SPAK pasuri të politikanëve jashtë Shqipërisë? Përgjigjet Altin Dumani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In