41 vjeçari Simon Watson, ka shpërndarë spermën e tij për 16 vite me radhë, duke e shitur atë në shishe si “ilaç magjik” për 50 funte. Ai mendohet të jetë donatori britanik më pjellor i spermës ndonjëherë, i cili ka 800 fëmijë, pasi ka shitur “farën” e tij për 16 vite, transmeton koha.net.
Ai tani shet spermën e tij edhe përmes Facebook, ndërsa ka arritur të mbledhë mbi 40 mijë funta nga “ilaçi magjik” i tij. Babai i tre fëmijëve nga Luto, Bedfordshire thotë: “Shokët e mi dhe familja dinë gjithçka për atë që unë bëj, unë nuk kam sekrete”.
“Shokët e klasës së djalit tim mendojnë se është qesharake”.
“Djemtë e mi thonë se nuk do ta bënin një gjë të tillë, por ata më kanë thënë se nuk e kanë problem që unë e bëj këtë”, tha ai.