• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Super-operacioni, Greqia sekuestron drogë me vlerë 70 mln euro

by A R
06/12/2017 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia bregdetare greke thotë se ka sekuestruar sasinë më të madhe të kanabisit që është kapur ndonjëherë.

Plot 6,2 ton kanabis i përpunuar në trajtë çokollate, është gjetur në bordin e një anijeje rimorkiator që po lundronte në jug të ishullit të Kretës.

Policia bregdetare greke publikoi një njoftim për shtyp mbrëmjen e të mërkurës, ku jep disa detaje mbi operacionin, që u krye në bashkëpunim me agjencinë europiane të kufirit Frontex, që disponoi një avion të vetin.

Në operacion kanë marrë pjesë forcat speciale, të cilët edhe kanë kryer të shtëna paralajmëruese, pasi ekuipazhi i rimorkiatorit nuk iu bind urdhërit për të ndaluar.

Më pas rimorkiatori me emrin “Andreas” është drejtuar për në molin e Agia Galinit, ku është ushtruar një kontroll i imtësishëm, ku u përdorën edhe qenët e zbulimit të drogës.

Në vende të ndryshme të anijes, në zgafella të posaçme ishin fshehur 241 paketa me kanabis të përpunuar në formë çokollate. Policia bregdetare thotë se deri tani janë zbuluar 6.178 kilogramë.

Sipas komunikatës, vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në 70 milionë euro.

Gjashtë pjesëtarët e ekuipazhit, që të gjithë shtetas sirianë, janë arrestuar.

Po vazhdojnë kërkimet, se mos në bordin e anijes ka dhe sasi të tjera droge, ndërkohë që policia bregdetare greke thotë se po vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me autoritetet e shteteve të huaja.

Autoritetet greke nuk kanë njoftuar se nga ishte nisur rimorkiatori i ngarkuar me drogë. Sipas disa burimeve të shtypit grek, ishte nisur nga Libia, ndërsa sipas disa burimeve të tjera, nga Qipro.

/Ora News.tv/

 

Next Post
Vendimi i Trump për Jeruzalemin, protesta në Gaza dhe Stamboll (VIDEO)

Vendimi i Trump për Jeruzalemin, protesta në Gaza dhe Stamboll (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

November 11, 2026
Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

November 11, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rregulla të reja për mjekët dhe infermierët e rinj, Rama njofton lehtësimin e procedurave për Provimin e Shtetit

November 11, 2026
Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

November 11, 2026
Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In