• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Super Mario”, juventini që ‘kërcënon’ Ronaldon. Ja statistikat

by Java News
25/12/2018 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mario Mandzukic ka shënuar tetë gola në kampionat, pothuajse të gjithë kundër rivaleve kryesore të Juventus-it: dy ndaj Napoli-t, që mban vendin e dytë në renditje, dhe më pas nga një kundër Lazio-s, Milan-it, Inter-it dhe Roma-s. Ajka e futbollit italian, me pak fjalë, është përkulur para tij: nuk ka një ekip që të ketë marrë pjesë në kompeticionet europiane që të mos jetë ndëshkuar nga “Super Mario”.

Dhe të mendosh se jemi vetëm në fazën e parë.

Këto skuadra, në të kundërt, nuk kanë pësuar asnjë gol nga Ronaldo, me përjashtim të Milan-it. CR7 ka shënuar 11 gola, por ai më me “peshë”, përveç atij kundër kuqezinjve, ka qenë në derbin kundër Torino-s. Më pas ka ndëshkuar të voglat: Empoli (2), Frosinone, Udinese, Spal e me radhë.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se Mandzukic është më i mirë se Ronaldo, por në këtë sezon ka patur një ndikim më të madh se portugezi. Nga ana tjetër, ai e ka ves të jetë vendimtar në ndeshjet e rëndësishme. Për shembull, në Champions-in e fundit të fituar nga Bayern (2013), një nga dy golat e shënuar në finale e ka realizuar Mario, ashtu siç ka qenë ai dhe jo Higuain që i ka dhënë një shpresë Juventus-it në finalen e humbur 4-1 kundër Real Madrid.

Gjithashtu, ai ka realizuar tre gola në Botëror: një vendimtar në 1/8-at, atë të fitores në kohën shtesë të gjysmëfinales kundër Anglisë, dhe një në finale (natyrisht). Manduzkic është si një përbindësh: kur duhet goli që peshon shumë, ai nuk mungon kurrë. Megjithatë, ekziston përshtypja se ai është nënvlerësuar shpesh gjatë karrierës së tij.

Bayern-i i Guardiola-s, për shembull, e ka lënë të largohet pa u menduar gjatë: nëse duam të përmirësohemi, na duhet një qendërsulmues i ndryshëm. Kanë marrë Lewandowski-n, një sulmues i madh padyshim, por nuk janë kthyer më në finalen e Champions League. Atletico Madrid e ka lënë të largohet pas vetëm një sezoni dhe vetë Juventus ka menduar se, për të fituar Champions-in, ai nuk mjaftonte dhe se duhej Higuain. Fatmirësisht për bardhezinjtë, Allegri është një nga ata që i shikon gjërat siç janë: merrni kë të doni, por Mario nuk lëviz./a.cupaj

Next Post
Përgatitja për negociatat, ngrihen struktura të reja në 61 bashkitë e vendit

Sondazhi/ Shqipëria, vendi më pro BE! 93% e popullsisë duan anëtarësimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In