• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Super-Juve, 10 sekretet e “fluturimit”, nota maksimale për… Alegrin!

by Java News
08/10/2018 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juventusi i këtij fillimse zoni është thjesht per fekt, ose për ta thënë më qartë, është ruli i Europës, duke qenë se asnjë skuadër tjetër e kontinentit nuk ka mundur t’i fitojë të gjitha ndeshjet që ka luajtur, ndërsa “banda” e Masimiliano Alegrit ka bërë 10 fitore në 10 takime (8 në Serinë A dhe 2 në Champions. Dhe duke u nisur nga fakti i 10 sukseseve, media italiane ofron edhe 10 sekretet e Juves aktuale.

1) Siguria Shezni – Kush e kishte menduar se Bufon do ta kishte lënë portën në duar kaq të sigurta?! Pak, sepse për të “vrarë” kujtimin e njërit si Xhixhi duhet fillimisht të bësh që t’i harrohet emri dhe Shezni ka ditur që të bëjë mrekullinë në pak muaj. Pritja e penalltisë në Valencia ishte qershia mbi tortë.

2) Ribashkimi Bonuçi-Kielini – Rikthimi i “tradhtarit” nuk u prit mirë në Torino, por Leo ka ditur që me paraqitjet në sfidat e fundit, kanë riformuar atë “saraçineskë” në mbrojtje që nevojitet për të mbyllur sulmet rivale, pa harruar edhe asistet e tij të arta prej 40-50 metrash, si në rastin e atij për Dibalën, në sfidën me Jang Bojs.

3) Kanselo – 40 milionët e shpenzuar në verë për një mbrojtës krahu u dukën të ekzagjeruara, sidomos për një lojtar që në vitin e tij të parë në Serinë A, tek Interi, ishte më tepër protagonist në stol sesa në fushë. Por kundër Udinezes, ai tregoi se është ndër lojtarët më të fortë në botë në rolin e tij, duke garantuar shpejtësi, driblime, krosime perfekte dhe rrezikshmëri në goditje.

4) Pjaniç – Ndryshimi i stilit të lojës së Juves sivjet ka bërë që Pjaniç të kalojë nga një fantazist në një rol “alla Pirlo”, me boshnjakun që ka gjetur te Sandro dhe Kanselo nga krahët pikat e referimit për të shpërndarë qetë dhe maksimumi me dy prekje topat.

5) Bernardeski – Surpriza e bukur e këtij Juventusi. Rritja e tij në aspektin taktik është fantastik. Bernardeski është shndërruar në një lojtar polivalent, duke bërë jo vetëm sulmuesin, por edhe organizatorin dhe mesfushorin e brendshëm. Driblime, fantazi dhe gola me breshëri, sa herë që i jepet shansi. Dibala është i paralajmëruar!

6) Manxukiç – Luftëtari dhe idhulli i tifozërisë, pavarësisht mbërritjes së CR7. Nëse sakrifica nuk mungon asnjëherë, golat e tij sivjet, por edhe asistet shtohen, pasi me Ronaldon formojnë një dyshe perfekte. Shkurt, njeriu simbol i shpirtit juventin.

7) CR7 kundër të gjithëve – Ronaldo mbërriti në Torino për të fituar Champions-in, por duke parë se në Europë i doli që në start një “semafor” i kuq në Valencia, ai është hedhur me kokë te kampionati. Deri tani ka shënuar 4 gola, por si asnjëherë tjetër sakrifikohet për të tjerët dhe është asistmeni më i mirë i skuadrës. Për këtë mjafton të kujtosh ndeshjen me Napolin, ku të 3 golat nisën nga këmbët e tij.

8) Bentankur – Goli në Udine e ka çliruar dhe për shumë, ai mund të jetë Pogbaja i ri i Juves: filtrime në zonë, grintë dhe teknikë. Alegri duhet të punojë ende me të, por sinjalet janë pozitive.

9) Dibala – Kush mendonte se Dibala ishte bërë një çështje për Juven, atëherë u gabua. Ai që dukej se kishte humbur gjurmët e veta është rikthyer bindshëm dhe tripleta me Jang Bojsat e konfirmon. Paulo do të jetë një “shigjetë” më shumë për “harkun” e Alegrit.

10) … për Alegrin – 10 fitore, sa ndeshjet e luajtura, por edhe sa nota që meriton Alegri. Juventusi i tij është një makinë perfekte. Edhe pse “motori” i tij është më i fuqishëm se rivalet e tjera në Itali, zotësia e “pilotit” është ajo e menaxhimit të fuqisë në situata e vështira. Për këtë mjafton të shohësh menaxhimin e situatave me Dibalën e Kostën, por edhe faktin që ai ndryshon shpesh, u jep kohë të gjithëve, por në fund rezultati është i njëjti: vetëm fitore! /panorama

ma.me

Next Post
“Burri i hallës më përdhunoi dhe vazhdon të jetë i lirë”. 15-vjeçarja nga Berati rrëfen tmerrin

Flet një nga shqiptarët e sulmuar nga serbët në Novi Sad

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

July 25, 2026
Zbardhet dinamika e tragjedisë me 3 viktima në Roskovec/ Borxhi i dyshuar për 180 mijë paund dhe konfliktet me ish-partneren

Zbardhet dinamika e tragjedisë me 3 viktima në Roskovec/ Borxhi i dyshuar për 180 mijë paund dhe konfliktet me ish-partneren

July 25, 2026
Zbardhet dokumenti/ Ja çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin

Zbardhet dokumenti/ Ja çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin

July 25, 2026
Sulmohet me dron një rafineri nafte në Siberi, ndërhyjnë ekipet e emergjencës

Sulmohet me dron një rafineri nafte në Siberi, ndërhyjnë ekipet e emergjencës

July 25, 2026
“Kostoja nuk është vetëm ndërtimi”, ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

“Kostoja nuk është vetëm ndërtimi”, ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

July 25, 2026
Mbahet në Kirgistan takimi i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të OBSh-së

Mbahet në Kirgistan takimi i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të OBSh-së

July 25, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari në Kavajë, pritet ekstradimi

July 25, 2026
Huthit sulmojnë Arabinë Saudite

Huthit sulmojnë Arabinë Saudite

July 25, 2026
Pas orësh negociata, dalin pamjet kur Nertil Buzi liron ish të dashurën që mbante peng

Pas orësh negociata, dalin pamjet kur Nertil Buzi liron ish të dashurën që mbante peng

July 25, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha thirrje për protesta: Në kryengritje deri në largimin e Ramës

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In