• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Super është”/ Rama inspekton Urën e Re të Kukësit: Një vepër e madhe publike me detaje inxhinierike

by Java News
12/03/2024 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ura e re e Kukësit, që bashkon brigjet e Drinit, në Rrugën e Kombit e për të cilën po punohet prej tre vitesh, është një nga veprat e mëdha transformuese urbane, që i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës, ku inspektoi në terren ecurinë e deritanishme të punimeve, si dhe u njoh me detaje teknike të projektit të kësaj vepre me kompleksitet të lartë inxhinierik. Ura ka një gjatësi totale prej 310 metrash, me dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh, pa mbështetje të ndërmjetme.

“Tani është momenti final. Në momentin që kalohen trarët metalik që janë të përkohshëm që nuk lëvizin, kjo merr pozicioni final.  Nuk është për t’u mburrur, por është e rrallë që nuk është bërë asnjëherë në Europë një gjë e tillë. Nuk e di për në vende të tjerë, por kaq njohuri sa kemi ne. Me një fjalë, ky lloj operacioni që një pjesë e urës ndërtohet këtu, një pjesë është në tokë, një pjesë është duke u zhvendosur në ujë është i vështirë dhe aq më tepër kur është fjala për një liqen që lëviz në relievin e tij.” – shpjegoi drejtuesi i punimeve, teksa shtoi se kompleksiteti i veprës në disa raste ka shtuar vështirësitë, teknike.

“Ura realisht ka gati tre vjet që ka filluar. Prodhimi është bërë në fakt shpejt, por pati një sërë problemesh strukturore që donin një zgjidhje tjetër. Po të shikoni gjithë strukturat ndihmëse për të bërë zhvendosjen e urës, të gjithë këto elementë duhet të hiqen që të ulen prapë. Gati 1500 – 1600 ton vetëm për të bërë zhvendosjen. Operacioni është shumë i vështire dhe të gjitha mjetet që kanë qenë shumë të rënda, janë mjete të marra me qira ose me kompani tjetër, kompani italine, Të gjitha këto janë operacione të bëra më mbrapa.” – detajoi ai.

Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin do të shmangë vështirësitë në qarkullim sidomos në sezonin e verës dhe aksidentet në kohën e ngricave, duke i dhënë një përmasë spektakolare udhëtimit mbi liqen.

“Super është, rrugë e varur nuk ka kolonë”, tha Rama në përfundim të inspektimeve.

 

Next Post
“21 janari” në dorë të SPAK/ Gjikondi: Triumf i familjes së Aleks Nikës dhe i Strasburgut

“21 janari” në dorë të SPAK/ Gjikondi: Triumf i familjes së Aleks Nikës dhe i Strasburgut

Comments 1

  1. Eris Xhixhilloja says:
    2 years ago

    …..avanti popolo,
    Bandjera rossa……
    Ej Rama jonë, sa për sefte, shyqyr që të ka bërë jot ëmë të gjatë, se të kanë zili ata të Saliut, që edhe për gjatësi, ja dhjet atijë.
    E dyta nashti, të të japim një mëndje, megjithëse ti e ke ndarë atë të shkretë që, kur të lyeç urën e ré të Kukësit patriot, gjysmën në LEFT lyeje me ngjyrën tënde, “mavi” siç thotë Saliu, ndersa gjysmën right lyeje në ngjyrë siç ka lyer Kamzën Gjelall Mzija, qashtu siq e dun katunarhon’ja e asajë nahije, ne për ma shum, qaty ka për t’kalu ene i madherishmi i dheqafjes, Albin Kurti…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In