Përbërësit (për 5 persona):
1 avocado
2 lugë lëng limoni
½ litër jogurt
2 lugë ajkë kosi
½ lugë e vogël salcë Tabasco
Kripë, piper e majdanoz sipas dëshirës
Përgatitja:
Në fillim pastroni avocadon, prijeni në kubikë të vegjël dhe vendoseni në një enë. Shtoni aty limonin, jogurt-in, ajkën e kosit, salcën Tabasco, kripë e pipër dhe filloni t’i bluani me një makineri të posaçme.
Vazhdoni me përzjerjen e përbërësve deri sa të krijohet një masë homogjene.
Në fund, supën hidheni në një enë tjetër dhe leri në temperaturë ambjenti.
Shërbejeni duke i vendosur përsipër gjethe majdanozi.