• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Sun&Wind Energy Corporation” dy projekte 45 mln euro në Himarë për energjinë e erës

by A R
30/08/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania “Sun&Wind Energy Corporation” aplikoi në Ministrinë e Energjetikës për ndërtimin e dy parqeve të prodhimit të energjisë nga era dhe dielli me vlerë totale 45 milionë euro ne zonën e Pilurit ne Bashkinë Himarë.

Burimet zyrtare në ministrinë e Energjetikës pohojnë se, aplikimi i kompanisë është duke u shqyrtuar bazuar në procedurat për investimet jo koncensionare ne energjetikë.

Nga të dhënat e aplikimit shihet se projekti i i parë ka të bëjë me ndërtimin e një parku ekolik në Zonën në jug‐lindore të zonës së Pilurit të Bashkisë Himarë respektivisht në tre parcela.

Parcela e parë është projektuar të shtrihet ën një sipërfaqe 123.9 ha, parcela e dytë në një sipërfaqe 910.2 hektarë dhe parcela e tretë 1034.1 hektarë.

Kapaciteti i instaluar do të jetë 30 MW dhe është parashikuar të implementohet në 3 faza, të ndara sipas fuqisë. Faza e parë 6 Më (2018‐2022), faza e dytë 6 MË (2022‐2026) dhe faza e tretë 18 MË (2026‐2030).

“Sun&Wind Energy Corporation” parashikon një vlerë investimi rreth 27 milion Euro.

Projekti i dytë synon një park fotovoltaik (energji nga dielli) me kapacitet 15 MW dhe gjithashtu do të jetë i vendosur në  zonën e Pilurit në Bashkinë Himarë raporton Monitor.

Parku është parashikuar të vendoset në zonën në jug‐perëndim të zonës së Pilurit me një sipërfaqe t 25 ha. Kapaciteti i instaluar do të jetë 15 MË dhe do te  implementohet në 3 faza, të ndara sipas fuqisë: faza e parë 2 MË (2018‐2022), faza e dytë 5 MË (2022‐2026) dhe faza e tretë 8 MË (2026‐2030).  Vlera e investimit në total parashikohet 18 milion euro.

Që ky investim të realizohet duhet që fillimisht Komisioni i Vlerësimit të Aplikimit të paraqet ministrit, brenda 45 ditëve nga marrja e aplikimit një raport lidhur me miratimin ose refuzimin e aplikimit.

Më pas, ministri, në rast të një raporti pozitiv të Komisionit të Vlerësimit të Aplikimit, i lëshon aplikuesit një miratim paraprak për vazhdimin e procedurave për marrjen e së drejtës së ndërtimit.

Miratimi paraprak për vazhdimin e procedurave përmban periudhën kohore brenda së cilës aplikuesi duhet të përfundojë matjet ose studimet e tjera, lidhur me investimin

Aplikuesi, i pajisur me miratimin paraprak i paraqet Ministrisë, brenda periudhës kohore të përcaktuar, miratimin paraprak, me qëllim marrjen e miratimit përfundimtar.

Më pas Komisioni shqyrton, brenda 20 ditëve kalendarike, nga dita e paraqitjes, plotësinë dhe saktësinë e të gjitha dokumenteve të paraqitura nga aplikuesi dhe më pas Ministri i dërgon Këshillit të Ministrave propozimin për miratimin e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese mbi 2 MË, të cilat nuk janë objekt koncesioni./a.m.

Next Post
Kolonjë, asgjësohen mbi 17 mijë bimë kanabis

Antikanabis në Dukagjin/ Detajet e arrestimit të kryetarit të Pultit e kryeplakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In