• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Suning” ndryshon strategji, asnjë transferim i madh

by A R
23/08/2017 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm tifozët zikaltër, të cilët ëndërronin emra të mëdhenj përpara sezonit të ri, por edhe vet drejtuesit më të lartë të Interit, Sabatini dhe Ausilio kanë mbetur disi të shtangur nga ndryshimi i papritur i strategjisë së merkatos nga ana e “Suning”.

Gjithçka është kushtëzuar nga direktivat e fundit të qeverisë kineze, e cila i fton sipërmarrjet vendase të mos e ekzagjerojnë me investimet e tyre në futbollin europian.

Dhe “Suning”, pronarët e Interit, e kanë tashmë të përcaktuar linjën e strategjisë: blerje, vetëm nëse ka më parë shitje…

Kjo nënkupton që në këto ditë të fundit të gushtit dhe rrjedhimisht edhe merkatos verore, shoqëria zikaltër nuk ka ndërmend të ekspozohet së tepërmi përballë “Fair Play”-t financiar, duke mos e rënduar bilancin e klubit deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Sabatini dhe Ausilio, mbi të gjithë, do të duhet të heqin dorë tashmë nga disa tratativa që konsideroheshin në fazën përmbyllëse.

Bëhet fjalë për Pellegri dhe Salcedo të Genoas, por edhe Emre Mor, ndërsa rrezikohet edhe operacioni për rrëmbimin e Schick.

“Një autogol i papritur për të gjithë botën interiste”, shkruajnë ndër të tjera mediet sportive italiane. /a.m.

Next Post
Shpërthimi në makinën e Qarrit, asnjë kamera sigurie në zonë

Shpërthimi në makinën e Qarrit, asnjë kamera sigurie në zonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com