• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sunduesi dhe drejtuesi ëndërrimtar…

by Artur Ajazi
26/01/2021 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike, ishte padyshim partia e parë politike e themeluar si nevojë e ndryshimit të sistemit, ishte parti e vlerave të studentëve të Dhjetorit ’90, por që fatkeqsisht rrugës u shthurr, u denigrua, u privatizua, u braktis dhe u katandis si mos më keq. E mbërthyer me marifete të vjetra nga ish-komunisti i fundit i Shqipërisë Sali Berisha, Partia Demokratike shumë shpejt do të ndryshonte kursin e saj, programin e saj, do të përdhoste vlerat e saj, dhe do të kthehej në simbol i shtypjes së fjalës së lirë, demokracisë, mendimit ndryshe, dhe protestave që kundërshtonin qeverisjen me dorën e hekurt. Ajo do të ishte e vetmja parti politike në vendet ish-komuniste, që do të zbatonte në praktikë vjedhjen e votës, dhunimin e opozitës, dhe vendosjen e një neodiktature “demokratike”. Shqipëria nën qeverisjen e Partisë Demokratike nga 1992 deri 1997, përjetoi drama të mëdha. U shkatërruan vlera të ekonomisë kombëtare, u shitën pasuri të popullit, u shkërrmoq shteti brënda 24 orëve sikur të mos kishte ekzistuar, dhe u vranë brënda 90 ditëve, mbi 3600 persona nga armët e grabitura të ushtrisë. Gjithë kjo badërdi mbante firmën dhe përgjegjësinë e një personi të vetëm, që nuk pranonte të “zbriste nga kali” i pushtetit, edhe pse e keqpërdori atë deri ditën e fundit. Por pasoja të tilla, do të kishte padyshim edhe partia që ai drejtonte, të cilën gjithmonë e ka patur si mburojë politike, për ti shpëtuar ndëshkimit.

Sali Berisha ishte dhe mbetet i vetmi politikan i ardhur në krye të shtetit pas 1992 në Shqipëri, që u izolua plotësisht nga ndërkombëtarët. Dhuna e paparë që marionetat e atij shteti ushtruan në ditën e zgjedhjeve të 26 Majit 1996 dhe në protestën paqësore të ish-opozitës të asaj kohe, bënë jo vetëm xhiron e botës, por do të sillnin shumë shpejt izolimin nga ndërkombëtarët. Ata nuk do të pranonin kurrë zgjedhje të dhunshme dhe fitore të vjedhur, nga një parti që qeveriste me metoda fashiste. Vendi ishte në prag të greminës.

Por në Partinë Demokratike askush nuk kishte guximin të fliste, por edhe ndonjë që kundërshtonte në korridoret e saj, do të kishte fatin e keq, të përjashtohej dhe përndiqej familiarisht derisa largohej nga Shqipëria. Shqiptarët po ndiqnin me kujdes, vëmëndje dhe shqetësim jo vetëm rrënimin e vendit, por edhe të Partisë Demokratike. Ajo nuk ishte më partia e ish-të persekutuarve politikë, e ish-studentëve të Dhjetorit ’90, ajo nuk ishte më partia e ëndrrave për një demokraci europiane dhe amerikane e të rinjve, pasi ajo ishte kthyer në pronë e një njeriu të vetëm. Qysh nga themeli saj deri sot, nga ajo parti janë larguar mbi 110 mijë mbështetës, duke mos përjashtuar emra të spikatur intelektualësh. Nga ajo parti kanë ikur themeluesit, kontribuesit, dhe vlera të çmuara, për të lënë të qetë Doktorin dhe suitën e tij.

Ajo ç’ka ka mbetur sot në PD, janë Sali Berisha dhe servilët e tij, por dhe kujtimet e bashkohësve që jashtë saj tregojnë në çdo përvjetor,ditën e bukur të themelimit dhe makabritetet e mëvonshme. Sot Partia Demokratike është copëzuar, falë drejtimit skandaloz të një njeriu që erdhi me katapultë dhe u bë qysh ditën e parë ministër nga Sali Berisha.

Sot ajo parti është streha e mëkatarëve, e atyre që janë bashkfajtorë të kryetarit dhe kumbarit të tij. Ata sot bëjnë lojën e tij, ata sot bëjnë ushtarin besnik, duke u bërë personazhe qesharakë para shqiptarëve që nuk u besojnë në asnjë fjali. Por edhe pse ka 30 vjet që drejton dhe shkatërron atë parti, edhe pse sheh me sytë e tij, se si ajo parti braktiset, përçmohet dhe humbet betejat elektorale, ai është i vendosur të jetë deri në fund prijësi i saj, hartuesi i listave, vlerësuesi i emrave, dirigjuesi i forumeve. Realisht Sali Berisha nuk duhet të jetë në listë për kandidat për deputet, pasi ka humbur zgjedhjet, dhe Basha duhet ta kapërcejë modelin e paraardhësit dhe në retorikë. Askush në Shqipëri nuk e ndjen hapjen e PD, sepse edhe ndonëse ata thonë se kanë ftuar “ekspertët më të mirë europianë apo amerikanë si konsulentë”, sërish kanë mbetur në kohën e Saliut.

Lulzim Basha deklaroi se “50 për qind e propozimeve janë figura të reja”. Por ku janë, cilët janë, nga vijnë ? Asgjëkundi nuk duken. Kjo për faktin sepse Lulzimi nuk mund të kapërcejë dot kurrë modelin e paraardhësit të tij, pasi nuk ka arritur të kopjojë dot as mënyrën e komunikimit të tij. Dhe në këtë situatë ku ndodhet, kjo parti po bëhet “hazër” të futet sërish në zgjedhjet e reja,madje duke pretenduar deri në absurditet, pushtetin. Përfundimisht sot nuk ka më PD, sot ka vetëm Sali Berishë dhe Lulzim Bashë, njëri sundon dhe tjetri drejton dhe ëndërron.

Next Post
Shqipëria po plaket/ Në vitet 90 mosha mesatare ishte 27 vjeç, sot 37

Shqipëria po plaket/ Në vitet 90 mosha mesatare ishte 27 vjeç, sot 37

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com