Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me telefonatën që pati me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.
Rama tha se kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale. Madje ai paralajmëroi se për herë të parë mund të ketë këmbim vizitash, ku Sunak pritet të vijë në Shqipëri dhe më pas Rama të vizitojë Anglinë.
“Kam pasur një bisedë jo të shkurtër me Kryeministrin e Britanisë së Madhe. Më shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur për deklaratat e pa menduar dhe të lëshuar në raport me Shqiptarët.
Kemi diskutuar për këtë çështje dhe jo vetëm për këtë. Nuk kemi folur për asgjë të re. Për të bashkuar forcat, kam përsëritur të gjitha këto që kam thënë.
“Shpresoj që do kemi një këmbim vizitash. Nuk ka ndodhur që të ketë një vizitë bilaterale. Ka ardhur Blair por për çështje të tjera.” tha Rama.
/a.r











