• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sulo Shehu: Toka te Petrolifera është e imja, Bojaxhi ia dha pa e verifikuar

by Java News
04/05/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulo Shehu është një ndër biznesmenët e mëdhenj jo vetëm në Vlorë, por dhe në vend. Ai është ndër të parët që investoi në tregtinë e çimentos e më pas në atë të hidrokarbureve, menjëherë pas viteve ’90, shkruan Panorama.

Me gjithë peripecitë që i kanë ndodhur gjatë viteve si sipërmarrës i fuqishëm, dy ditë më parë ai është tronditur kur ka dëgjuar emrin e Gjergj Bojaxhiut, ish-zëvendësministër i Ekonomisë.

“Jam i shokuar. Ai ka gisht në tokën që më mori ‘Petrolifera’ në mënyrë të padrejtë. Edhe sot jam ende në gjyq me këtë firmë, ndonëse unë kam të gjitha dokumentet e vendimet që prona është e imja”, thotë Shehu në një intervistë me Panoramën.

Sulo Shehu tregon lidhjen mes pronës së tij prej 30 mijë metra katrorë dhe Gjergj Bojaxhiut, të cilin e implikon në këtë çështje dhe dëmet që iu shkaktuan.

“Në të vërtetë, ashtu si dhe unë e kam me vendim gjykate, prona ku sot po funksionon “Petrolifera” është e imja. Janë mbi 30 mijë metra katrorë që ua kam blerë pronarëve që në vitin ’98, pasi ata e përfituan me vendim të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave. E kam pastruar vetë gjithë atë sipërfaqe, me djersë e punë se ishte tërësisht e bllokuar me inerte e gëlqere, por sot, falë Gjergj Bojaxhiut, nuk e shfrytëzoj”, thotë ai në intervistën për “Panorama”.

Sipas tij, prona ka qenë e tij dhe ka investuar shumë aty, duke ngritur depozitat e karburanteve dhe duke nisur biznesin në fushën e hidrokarbureve.

“Në vitin 2002, qeveria e asaj kohe ia ka dhënë sipërfaqen kompanisë së huaj, në kuadër të nismës “Shqipëria, 1 euro”, pa verifikuar nëse ishte e zënë ajo tokë. Në vitin 2007 nisën problemet, kur u hodh në gjyq vendimi i KKKP-së dhe pronarëve të mëparshëm që unë ua kisha blerë pronën, ua hoqën të drejtën e pronësisë. Atëherë më lajmëruan dhe mua, por e ankimova dhe e kam të fituar pronën sërish, pas një lufte prej disa vitesh. Sot, çështja është ende në gjyq me “Petroliferën”, thote Shehu.

Panorama/d.i.

Next Post

Nëna e Robert Ramës: Djali im nuk ka lidhje me grabitjen e prindërve të Çiçës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In