• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulo: Pushteti po tenton të kapë Gjykatën. Reagon Brahimllari: Llagami është në të drejtën e saj, s’ka prapavijë politike

by Os De
22/10/2025 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i zgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe kontestimi i votimit nga gjyqtarja Naureda Llagami ka ndezur debatin në emisionin “Trialog” në RTSH 1, nën moderimin e Alba Alishanit. Analisti Arion Sulo dhe avokati e ish-magjistrati Gurali Brahimllari ofruan dy pikëpamje diametralisht të kundërta mbi prapaskenat e kësaj ngjarjeje. 

Sulo: Pushteti po tenton të kapë Gjykatën 

Analisti Arion Sulo artikuloi qëndrimin e tij se kontestimi i votës ka një prapavijë të fortë politike. Sipas Sulës, zbulimi i fletës së votimit dhe mënyrës së votimit kishte si qëllim të deklaronte vullnetin e votuesit, me qëllim që të mbështeste Llagamin. 

“Unë them se e ka shtyrë pushteti zonjën Llagami… Ka shtysë politike të fortë për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Shoh tentativa nga mazhoranca për të kapur të gjitha pushtetet,” deklaroi Sulo. 

Ai pranoi se teknikisht vota është e pavlefshme për shkak të identifikimit, por theksoi se kjo praktikë është bërë rëndom. 

Brahimllari: Llagami është në të drejtën e saj, s’ka prapavijë politike 

Avokati Gurali Brahimllari e rrëzoi pretendimin se veprimi i gjyqtares Llagami kishte motiv politik. 

“Nuk mendoj se ka shtysë politike. Llagami është në drejtën e saj,” argumentoi Brahimllari. 

Ai theksoi se veprimi nuk ishte thjesht një gabim njerëzor, por një dëshirë e votuesit për të identifikuar vullnetin e tij, gjë që e bën votën teknikisht të pavlefshme. Megjithatë, ai këmbënguli se pavarësisht zërave, nuk beson se ka prapavija politike. 

 

 

Next Post
Berisha vepron si Rama/ Deputetët e rinj të PD nga nesër në “leksion” si të sillen e të përballen me kundërshtarin në Parlament

Berisha vepron si Rama/ Deputetët e rinj të PD nga nesër në “leksion” si të sillen e të përballen me kundërshtarin në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com