E ardhmja e sulmuesit kolumbian James Rodriguez vazhdon të jetë e paqartë. Ato janë shtuar edhe më tepër sot, pasi është mësuar se 27-vjeçari kolumbian ka marrë nënshtesinë spanjolle, lajm që është konfirmuar nga e përditshmja “Marca”.
Rodriguez mbyll në fund të qershorit huazimin 2-vjeçar te skuadra e Bayern Mynih pas marrëveshjes që kampionët e Bundesligës arritën me Real Madrid. Pas lajmit se Rodriguez nuk është më ekstrakomunitar, shanset që ai të gjejë një vend në formacionin titullar të “los blancos” janë më të mëdha.
Vinicius, Rodrygo dhe Militao janë 3 futbollistët ekstrakomunitarë që ka aktualisht skuadra madrilène, ndërsa James Rodriguez tashmë mund të federohet si spanjoll dhe të luajë si i tillë. Pra, rikthimi i tij në “Bernabeu” tani nuk do të krijonte më problem burokratik, duke i dhënë Zidane një opsion më shumë për sulmin.
/a.r