Sulmuesi spanjoll Jesé, 23 vjec, eshte transferuar nga Real Madrid per te PSG per pese vjet, beri te ditur te henen klubi i kryeqytetit francez.
Spanjolli, i cili do te luaje krahas uruguajanit Edinson Cavani, eshte lojtari i peste qe eshte blere nga PSG pas sulmuesit Hatem Ben Arfa, mesfushorit polak, Grzegorz Krychowiak, mbrojtesit te djathte belg, Thomas Meunier dhe mesfushorit ofensiv argjentinas, Giovani Lo Celso, i cili do te vije ne janar te 2017.
I pergatitur te Real Madrid, Jesé ka qene gjithnje ne hijen e treshes BBC, treshja e yjeve Bale-Benzema-Cristiano (Ronaldo).
Ai ka luajtur shume pak gjate tre sezoneve te fundit (62 ndeshje ne Liga, 13 gola; 15 ndeshje ne C1, 1 gol).
Ai numeron ne trofetë e tij dy Liga te Kampioneve (2014, 2016) dhe nje Liga (2012)