• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmoi shkollën katolike në Minneapolis, 23-vjeçari që adhuronte një vrasës fëmijësh paralajmëroi krimin në rrjetet sociale: Kur të kthehen nga pushimet…

by B K
28/08/2025 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një video tronditëse, në të cilën autori i masakrës në një kishë katolike në Minneapolis bënte thirrje “të vrasim Donald Trump” dhe shprehte adhurim për vrasës në masë, ishte publikuar nga ai vetëm disa orë para ngjarjes së përgjakshme.

Sulmuesi, Robin Westman, 23 vjeç, hapi zjarr ndaj nxënësve të një shkolle katolike gjatë një meshe, duke vrarë dy fëmijë, një 8 dhe 10-vjeçar, ndersa ka plagosur 17 persona të tjerë, shumica prej tyre fëmijë.

Ai qëlloi nga jashtë ndërsa fëmijët ndodheshin brenda kishës, duke përdorur tre armë zjarri, përfshirë një pushkë gjysmë-automatike dhe një çifte.

Autori, Robin Westman
Autori, Robin Westman

Westman, i cili ishte lindur me emrin Robert Westman, kishte bërë kërkesë për ndërrim emri në vitin 2017, kur ishte 17 vjeç, në Dakota. Kërkesa u miratua në janar të vitit 2020. Sipas autoriteteve, ai nuk kishte precedentë penalë.

Në një video 20-minutëshe të publikuar pak orë para sulmit, një person që besohet të jetë vetë Westman, shfaqet duke shfletuar një ditar të kuq, ndërsa dëgjohen zëra, të qeshura maniake dhe kollitje.

Në faqe të ndryshme të ditarit, shfaqen poezi të pakuptueshme të shkruara me dorë, shumë prej tyre në alfabetin cirilik, dhe përmbajnë kërcënime të dhunshme dhe të çrregullta.

Në një pjesë shkruhej: “Prej kohësh po mendoj të kryej një vrasje masive. Jam i përçarë ndërmjet dëshirës për ta shkruar këtë dhe frikës se do të futem në listën e vëzhgimit, haha!”

⚡️Disturbing 11 minute video posted by the Minneapolis school shooter who murdered at least 2 children. In it he shows a manifesto and a few weapons. pic.twitter.com/uIZbMVy2sk

— War Monitor (@WarMonitors) August 27, 2025

 

Në një tjetër video në YouTube, të titulluar “So long and thanks for all the fish” (një referencë ndaj librit të Douglas Adams), Westman shfaqte armë të ndryshme, përfshirë një pushkë dhe një çifte. Mbi karikatorët e armëve ishin shkruar me laps frazat:
“Për fëmijët” dhe “Vriteni Donald Trump”.

Në ditarin e tij, Westman përshkruante me detaje përzgjedhjen e objektivit të sulmit, kishën Annunciation, ku e ëma kishte punuar deri sa kishte dale ne pension, në vitin 2021.

“Ndjej se Annunciation është një përzierje e mirë midis një objektivi të lehtë dhe një tragjedie shkatërruese. Dua të bëj më shumë kërkime. Dua të shmang prindërit, por të shënjestroj kohët para ose pas mësimit’, thoshte ai, ndërsa shtonte më tej se “ndoshta mund të sulmoj gjatë ndonjë aktiviteti në kishë. Mendoj se një sulm ndaj një grupi të madh fëmijësh që kthehen nga pushimi është plani im më i mirë… Pastaj mund të futem brenda dhe të vras sa të mundem.”

Fletorja e shënimeve të autorit të krimit
Fletorja e shënimeve të autorit të krimit

Sipas raportimit të New York Post, Westman shprehte admirim të thellë për Adam Lanza, autorin e masakrës në shkollën fillore Sandy Hook në 2012, ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur.

Në një shënim të datës 23 maj, ai shkruante: “Jam thellësisht i magjepsur nga Adam Lanza. Mendoj se Sandy Hook është shembulli im i preferuar i një masakre në shkollë.”

Autoritetet federale po e hetojnë ngjarjen si akt terrorizmi të brendshëm dhe krim urrejtjeje ndaj katolikëve. FBI ka konfirmuar se po vazhdon hetimin dhe do të publikojë informacione shtesë në vijim.

Next Post
Protesta antiqeveritare në Serbi, studentët përplasen me policinë në Novi Sad

Protesta antiqeveritare në Serbi, studentët përplasen me policinë në Novi Sad

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

August 23, 2026
Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

August 23, 2026
VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

August 23, 2026
Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

August 23, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

August 23, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Faturën e paguan populli që punon

August 23, 2026
Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

August 23, 2026
VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

August 23, 2026
Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

August 23, 2026
Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com