Sulmuesi, Robin Westman, 23 vjeç, hapi zjarr ndaj nxënësve të një shkolle katolike gjatë një meshe, duke vrarë dy fëmijë, një 8 dhe 10-vjeçar, ndersa ka plagosur 17 persona të tjerë, shumica prej tyre fëmijë.
Ai qëlloi nga jashtë ndërsa fëmijët ndodheshin brenda kishës, duke përdorur tre armë zjarri, përfshirë një pushkë gjysmë-automatike dhe një çifte.

Westman, i cili ishte lindur me emrin Robert Westman, kishte bërë kërkesë për ndërrim emri në vitin 2017, kur ishte 17 vjeç, në Dakota. Kërkesa u miratua në janar të vitit 2020. Sipas autoriteteve, ai nuk kishte precedentë penalë.
Në një video 20-minutëshe të publikuar pak orë para sulmit, një person që besohet të jetë vetë Westman, shfaqet duke shfletuar një ditar të kuq, ndërsa dëgjohen zëra, të qeshura maniake dhe kollitje.
Në faqe të ndryshme të ditarit, shfaqen poezi të pakuptueshme të shkruara me dorë, shumë prej tyre në alfabetin cirilik, dhe përmbajnë kërcënime të dhunshme dhe të çrregullta.
Në një pjesë shkruhej: “Prej kohësh po mendoj të kryej një vrasje masive. Jam i përçarë ndërmjet dëshirës për ta shkruar këtë dhe frikës se do të futem në listën e vëzhgimit, haha!”
⚡️Disturbing 11 minute video posted by the Minneapolis school shooter who murdered at least 2 children. In it he shows a manifesto and a few weapons. pic.twitter.com/uIZbMVy2sk
— War Monitor (@WarMonitors) August 27, 2025
Në një tjetër video në YouTube, të titulluar “So long and thanks for all the fish” (një referencë ndaj librit të Douglas Adams), Westman shfaqte armë të ndryshme, përfshirë një pushkë dhe një çifte. Mbi karikatorët e armëve ishin shkruar me laps frazat:
“Për fëmijët” dhe “Vriteni Donald Trump”.
Në ditarin e tij, Westman përshkruante me detaje përzgjedhjen e objektivit të sulmit, kishën Annunciation, ku e ëma kishte punuar deri sa kishte dale ne pension, në vitin 2021.
“Ndjej se Annunciation është një përzierje e mirë midis një objektivi të lehtë dhe një tragjedie shkatërruese. Dua të bëj më shumë kërkime. Dua të shmang prindërit, por të shënjestroj kohët para ose pas mësimit’, thoshte ai, ndërsa shtonte më tej se “ndoshta mund të sulmoj gjatë ndonjë aktiviteti në kishë. Mendoj se një sulm ndaj një grupi të madh fëmijësh që kthehen nga pushimi është plani im më i mirë… Pastaj mund të futem brenda dhe të vras sa të mundem.”

Sipas raportimit të New York Post, Westman shprehte admirim të thellë për Adam Lanza, autorin e masakrës në shkollën fillore Sandy Hook në 2012, ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur.
Në një shënim të datës 23 maj, ai shkruante: “Jam thellësisht i magjepsur nga Adam Lanza. Mendoj se Sandy Hook është shembulli im i preferuar i një masakre në shkollë.”
Autoritetet federale po e hetojnë ngjarjen si akt terrorizmi të brendshëm dhe krim urrejtjeje ndaj katolikëve. FBI ka konfirmuar se po vazhdon hetimin dhe do të publikojë informacione shtesë në vijim.











