• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmohet redaksia e gazetës, të paktën katër të vrarë në SHBA

by Java News
28/06/2018 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa persona janë qëlluar për vdekje, e disa të tjerë janë plagosur gjatë një serie të shtënash masive të kësaj të enjteje, në selinë e gazetës “Capital Gazette” në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një gazetar i ndodhur në redaksi, Anthony Messenger, shkroi në “Twitter” në orën lokale 14:43 duke njoftuar policinë për të shtëna në selinë e gazetës, e duke bërë apel për ndihmë.

Policia konfirmon deri tani 4 të vdekur dhe mbi 20 të tjerë të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje shihet një prani e ndjeshme e forcave policore, të ndihmuar edhe nga mjete nga ajri, ndërsa pamjet e para që vijnë nga atje tregojnë njerëz që dalin nga godina me duart mbi kokë.

Raportime ende të pakonfirmuara theksojnë se i dyshuari është arrestuar tashmë dhe po merret në pyetje nga policia.

“Capital Gazette” zotërohet nga grupi mediatik “Baltimore Sun”, me pronarë më të mëdhenj “Tronc Inc.”. Policia është urdhëruar gjithashtu të kontrollojë dhe sigurojë edhe mjediset redaksionale të “Baltimore Sun”.

“Capital Gazette” është një e përditshme e shtypit të shkruar në qytetin Annapolis të Marylandit, ndërsa gazeta e saj simotër, “Maryland Gazette” është një prej më të vjetrave amerikane.

Phil Davis, një reporter i kësaj gazete ka konfirmuar të shtënat ndaj disa personave pa dallim. Mes viktimave të të shtënave masive është edhe John McNamara, pa përcaktuar nëse ka ndërruar jetë apo është i plagosur, i cili ka punuar më parë për këtë gazetë, ndërsa tashmë kishte detyrën e kryeredaktorit të një portali dhe një gazete tjetër. /b.d

Next Post
VIDEO / Me taka dhe telefon në dorë, makina merr zvarrë gruan

VIDEO / Me taka dhe telefon në dorë, makina merr zvarrë gruan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

June 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Korrik 2026

June 30, 2026
Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

June 30, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Tajani: Shqipëria është gati për në BE

June 30, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Hormuzin e kontrollojmë ne!”, SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

June 30, 2026
Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

June 30, 2026
Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

June 30, 2026
“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido sherr me Muçin: Je fëmijë oligarku!

“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido sherr me Muçin: Je fëmijë oligarku!

June 30, 2026
VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë

VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë

June 30, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ju erdhi fundi! Dhe vetë fundi i botës!

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In