Një person i komunitetit serb është sulmuar nga tre persona të tjerë në Zubim Potok të Mitrovicës, derisa ishte duke ecur në rrugë dhe kanë arritur t’i marrin dokumentacionin për tenderin e një firme ndërtimore.
Sipas Policisë së Kosovës, njëri prej tyre e ka përdorur sprej, duke i hedhur në sy viktimës dhe dy të tjerët ia kanë marrë dokumentacionin për tenderin e një firme ndërtimore.
‘Zeri’ shkruan se me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.









