• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sulmohet me shufër hekuri makina e biznesmenit në Shkodër/ Autorët lënë një mesazh

by Java News
25/01/2021 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeti i një biznesmeni nga Shkodra, ka rënë pre e një sulmi. Makina tip “Tiguan” me targë AA 289 OA ngjyrë e bardhë, është sulmuar në fshatin Hot i Ri pjesë e njësisë Rrethina të Bashkisë Shkodër.

Mjeti është në pronësi të biznesmenit Nikolin Shqau. Ajo ndodhej e parkuar përpara derës së shtëpisë të biznesmenit në Hot të Ri, kur disa persona në mënyrë të papritur e kanë goditur mjetin, duke thyer xhamat dhe duke shkaktuar edhe disa dëme të tjera.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, brenda mjetit nuk ndodhej askush, ndërsa edhe në rrugë nuk ka patur ndonjë kalimtar të rastit.

Menjëherë përmes një sinjali, pronari i mjetit ka kuptuar se diçka ka ndodhur dhe në momentin kur ka dalë jashtë ka parë makinën e dëmtuar.

Menjëherë ka njoftuar Policinë e Shkodrës dhe efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet pas kësaj ngjarje kriminale.

Mësohet se autorët, e kanë goditur mjetin tip “Tiguan” të biznesmenit Shqau me një shufër hekuri duke thyer pjesë përpara të xhamave, por edhe pjesën e pasme, raporton ‘Ora news’.

Më pas, atë shufër e kanë hedhur brenda makinës. Ndërkohë në anën e djathtë të mjetit, afër pasqyrës autorët kanë lënë edhe një letër të shkruar, një mesazh për pronarin, makina e të cilit u dëmtua.

Në letër ishte e paqartë se çfarë shkruhej, pasi ishte e palosur, por mesazhi bashkë me shufrën e hekurit janë sekustruar nga grupi hetimor i Policisë së Shkodrës.

Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje, pasi pronari Nikolin Shqau ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndonjë person.

Megjithatë, i vetmi dyshim është tek një person, i cili i ka kërkuar pronarit Shqau që ta marrë në punë tek bizneset e tij dhe ky i fundit ka refuzuar për një sërë arsyesh, sidoqoftë është vetëm një prej pistave të mundshme.

Ndërkohë disa metra më tutje, ka edhe kamera sigurie të një subjekti, duke qenë se mjeti ishte i parkuar në rrugën kryesore të fshatit Hot i Ri.

Policia e Shkodrës vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar që sulmuan mjetin e biznesmenit.

Next Post
Balla për zgjedhjet e prillit: Kemi gati listën përfundimtarë të kandidatëve për deputetë

Balla për zgjedhjet e prillit: Kemi gati listën përfundimtarë të kandidatëve për deputetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In