Një nënoficer i Forcave Ajrore në Itali është kërcënuar pasi banesa e tij është sulmuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar dhe sipas mediave italiane, dyshohet se si autorë ka një grup kriminal që përbëhet kryesisht nga emigrant, mes tyre dhe shqiptarë.
Ata kanë qëlluar të paktën 20 herë në drejtim të banesës që ndodhet në Muro Leçese. Ngjarja është mbyllur pa të lënduar, por vetëm me dëme materiale, duke nënkuptuar se ka qenë një mesazh për nënoficerin.
Sulmi mendohet të ketë zgjatur vetëm disa sekonda, bazuar në pamjet që ka siguruar grupi hetimor. Hetimet vijojnë dhe pritet të merret në pyetje çdo banor, që mund të ketë parë apo dëgjuar diçka.
/s.f











