Si pasojë e një shpërthimi gjatë kalimit të një autobusi, me të burgosurit e një burgu të Izmirit, janë plagosur tetë persona, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
”Në vendin e quajtur Buça, në Izmir, ka ndodhur një shpërthim i një pajisjeje të vendosur në një kontejner mbeturinash gjatë kalimit të autobusit në shërbim të një institucioni korrektues”, tha AA-ja.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, shtatë persona u plagosën lehtë, ndërsa një personme lëndime të rënda u shtrua në spital.
Në rajonin e vendngjarjes janë marrë masa të rrepta sigurie ndërsa hetimet janë në vijim. /b.d