Shpërthimi i një autobombe, që kishte si objektiv një pelegrinazh shiit pranë Bagdadit, shkaktoi të paktën 14 të vdekur dhe 25 të plagosur, njoftuan zyrtarë irakianë të sigurisë dhe të shëndetësisë.
Bomba shpërtheu në një rrugë në zonën Nahrawan e përfshirë nga pelegrinë shiitë të cilët do të udhëtonin drejt varrit të Moussa al-Kazim, një prej tempujve më të nderuar shiitë. (javanews.al / a.r)