• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sulmi terrorist në Turqi, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit: E bëmë ne

by A M
01/10/2023 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin terrorist mëngjesin e sotëm në Ankara, përballë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.

“Një akt sakrifice u krye kundër Ministrisë së Brendshme turke nga një grup i lidhur me Brigadën e të Pavdekshmëve”, tha grupi i armatosur për median e lidhur me kurdët ANF.

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në Ankara të Turqisë. Ministri i Brendshëm i Turqisë thotë se një kamikaz hodhi veten në erë përpara ndërtesës së ministrisë në kryeqytetin turk, duke plagosur dy oficerë policie.

Ali Yerlikaya tha se dy sulmues ishin përgjegjës për shpërthimet para ndërtesës së ministrisë.

“Rreth orës 09:30, 2 terroristë që erdhën me një automjet të lehtë komercial para portës hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë sonë të Punëve të Brendshme, kryen një sulm me bombë. Njëri prej terroristëve hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua. Nga zjarri u plagosën lehtë 2 policë tanë“, tha ministri.

Sulmi ndodhi në ditën kur në Turqi nis sesioni i ri parlamentar dhe presidenti Rexhep Taip Erdogan do t’i drejtohej ligjvënësve me fjalën e tij. Sakaq, pas shpërthimit masat e sigurisë janë forcuar rreth ndërtesës së parlamentit dhe godinës së Ministrisë së Brendshme.

 

 

Next Post
Flet i dashuri i shqiptares që u vra nga burri në Itali: Një herë kam debatuar me Alfredin!

Flet i dashuri i shqiptares që u vra nga burri në Itali: Një herë kam debatuar me Alfredin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com