• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Sulmi terrorist në Kosovë, ministri Sveçla: Qasja tolerante e bashkësisë ndërkombëtare trimëroi Serbinë dhe Vuçiçin

by A R
28/09/2023 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një lidhje direkte nga Kosova me emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, duke komentuar sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës, u shpreh sea ajo që ndodhi më 24 shtator është edhe për shkak të një qasje jashtëzakonisht të butë dhe deklarimeve jo fort të qarta të bashkësisë ndërkombëtare, të disa vendeve dhe disa figurave politike pas rrëmbimit të 3 policëve më 14 qershor. Sipas ministrit, të huajt kërkonin lirimin e policëve, por nuk dënonin agresionin e Serbisë dhe kjo qasje tolerante trimëroi Serbinë dhe Vuçiçin që të futet në aventura të tilla që me një numër kaq masiv dhe armatim kaq të madh të tentojë të destabilizojë Kosovën.

Biseda në studio  

Artan Hoxha: Ju dhe qeveria e Kosovës përmes informacionit që kishit i shpallët si organizata terroriste “Brigadat e veriut” dhe “Mbrojtja civile” që ishin organizatorët në terren të ngjarjes së fundit. Atëherë mbaj mend zëdhënësin e BE-së që doli dhe akuzoi qeverinë e Kosovës për qëndrim të njënashëm dhe të parakohshëm. Nga informacioni që ju kishit a ishit në dijeni se çfarë po bëhej në veri të Kosovës, sepse pamjet që sollët ju tregonin një organizatë terroriste me artileri të rëndë dhe transportues tëe blinduar që nuk mund t’i futësh kollaj në territorin e Kosovës? A ka patur mundësi që të bëhej një ndërhyrje më përpara për ta parandaluar ngjarjen e fundit dhe për të mos u dhënë mundësi forcave ushtarake që hynë nga territori serb për një situatë konflikti në Kosovë?

Xhelal Sveçla: Ne kishim informacione për këto grupe që po trajnoheshin nga shteti i Serbisë në kampe të ndryshme përreth Republikës së Kosovës. Kjo po vazhdon ende nga njësitë e specializuara të Serbisë. Ky nuk është kontigjenti i parë me armatim që është konfiskuar në veri të Kosovës. Në Zveçan ne zbuluam dy herë numër të madh të armatimit që lidhen drejtpërdrejt me grupe që ne i shpallëm terroriste.

Ajo që ndodhi me 24 shtator është edhe për shkak të një qasjeje jashtëzakonisht të butë, deklarimeve jo fort të qarta të bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht disa vendeve dhe disa figurave politike. Të mos harrojmë më 14 qershor rastin kur u kidnapuan 3 policë në territorin e Kosovës. Ata u kidnapuan 970 metra brenda territorit të Kosovës dhe se faktori ndërkombëtar e ka ditur këtë dhe ata u rrëmbyen nga njësitë speciale të policisë serbe. Qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare ishte shumë i butë. Ata kërkonin lirimin e policëve, por nuk dënonin agresionin e Serbisë dhe kjo qasje tolerante trimëroi Serbinë dhe Vuçiçin që të futet në aventura të tilla që me një numër kaq masiv dhe armatim kaq të madh të tentojë të destabilizojë Kosovën.

/a.r

Next Post
“Jepni 50 mijë Lekë të blini votën”, Hyseni i kundërpërgjigjet Sulit: Ti e ke liderin brenda

“Jepni 50 mijë Lekë të blini votën”, Hyseni i kundërpërgjigjet Sulit: Ti e ke liderin brenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

April 9, 2026
“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In