• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi rus në kompleksin ku banonte në Kiev, ambasadori Filo: Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm! U përdorën raketa të ndryshme

by E S
24/05/2026 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo, rrëfen për sulmin rus me raketa që preku edhe rezidencën në Kiev ku ai banon.

Në një lidhje direkte me Report Tv, ai thotë se në kompleks ai është i vetmi përfaqësues diplomatik dhe se “goditja ishte shumë e fuqishme.”

Sulmi nisi rreth orës 10 të mbrëmjes të së shtunës dhe përfundoi rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Në këto raste, nuk mungojnë sinjalizimet, por Filo shprehet se situata ishte e frikshme.

“Patjetër që ka sinjalizime, ne marrim informacione dhe masa. Informacionet vijnë nga burime shumë të besueshme, ne zbresim poshtë për të qenë të sigurt, por këtë radhë ishte vërtet e frikshme. Jam pothuajse pa gjumë fare sepse kam pasur shumë mesazhe solidariteti dhe që më merrnin për të pyetur”, tha Filo.

Në godinën ku ai banon është dëmtuar fasada, ndërsa më rëndë është prekur godina tjetër.

“Te tjetra, ka hyrë brenda, janë çarë edhe katet për parkim”, tha Filo duke shtuar se qëndrimi i tij në të njëjtin kompleks është çështje që do të diskutohet me Ministrinë.

Sa për kontaktin me autoritetet ukrainase, shprehet se edhe prej tyre ka pasur interes.

“Patjetër, më kanë pyetur. U kam thënë që ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe ata e vlerësojnë këtë gjë. Janë të shqetësuar sepse nuk është e lehtë kur goditet godina e një përfaqësuesi diplomatik”, tha Filo.

Ai e përshkruan situatën si hsumë të vështirë, ndërsa tha se sulme të tilla nuk ishin parë, edhe për shkak të armëve të përdorura.

“Shumë i vështirë dhe njerëzit, banorët që e përjetuan atë moment u larguan me panik. Kishte fëmijë të vegjël që filluan të qanin dhe njerëzit në Ukrainë janë mësuar me situata të tilla, por në këto përmasa nuk është parë ndonjëherë. Janë pëdorur raketa të llojeve të ndryshme dhe kanë raketa mjaftueshëm për të shkaktuar dëme të mëdha”, përfundoi Filo.

Next Post
Zjarr në punishten e skafeve në Durrës, humb jetën nga asfiksia emigranti nga Bangladeshi

Zjarr në punishten e skafeve në Durrës, humb jetën nga asfiksia emigranti nga Bangladeshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com