• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmi rus mbi centralin më të madh bërthamor në Evropë/ Nuk raportohet për rritje të rrezatimit nuklear

by Java News
04/03/2022 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet ukrainase kanë thënë të premten, 4 mars se trupat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor, Zaporizhzhia, disa orë pas shpërthimit të zjarrit në objektet e tij.

“Personeli operacional është duke vëzhguar situatën e njësiteve të energjisë”, ka thënë një autoritet lokal për mediat, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

Personeli është duke vazhduar punën dhe duke vëzhguar situatën, ka thënë autoriteti.

Një zjarr ka shpërthyer disa orë më parë në këtë central – më i madhi në Evropë – pas sulmeve ruse.

Shërbimet ukrainase të emergjencës kanë thënë se kanë shuar zjarrin, i cili ka qenë jashtë kontrollit në centralin bërthamor, Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës.

Centrali bërthamor në Zaporizhzhya prodhon më shumë se një të pestën e energjisë brenda Ukrainës.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Çështje Bërthamore ka thënë më 4 mars se ka vendosur qendrat për incidente dhe emergjenca në gatishmëri të lartë pas situatës në Zaporizhzhia.

Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm ka thënë në mbrëmjen e 3 marsit se nuk ka shenja fillestare për rritje të niveleve të rrezatimit në central.

Kryetari i Zaporizhias, Dmytro Orlov, ka thënë se forcat ruse kanë sulmuar disa objekte në afërsi të centralit bërthamor.

Ai ka thënë se qyteti nuk ka furnizime me ujë dhe rrymë.

Një protokoll i Konventës së Gjenevës kufizon sulmet ushtarake në objektet bërthamore.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka bërë një video-adresim, duke u bërë thirrje evropianëve “të zgjohen”.

“Tregojuni politikanëve tuaj – forcat ruse janë duke sulmuar në centralin bërthamor të Ukrainës”.

Zelenskiy ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson për t’i njoftuar rreth situatës në centralin bërthamor.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se “presidenti Biden i është bashkuar presidentit Zelensky për t’i bërë thirrje Rusisë që të ndalë aktivitetet ushtarake në këtë zonë dhe t’iu ndihmojë zjarrfikësve që të kenë qasje në atë zonë”.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë kombëtare për energji bërthamore, Energoatom, ka thënë se fillimisht zjarrfikësve nuk u është mundësuar qasja në strukturën që ka qenë duke u djegur.

“Ka rreziqe të mëdha. Luftime në stacion. Reaktorët janë në rrezik”, ka thënë, Ihor Murashov në Telegram.

Zyra e kryeministrit britanik, Boris Johnson ka thënë se “veprimet e pamatura të presidentit rus, Vladimir Ptutin mund të rrezikojnë sigurinë e gjithë Evropës”.

Granholm ka thënë në Twitter se ka biseduar me ministrin ukrainas të Energjisë, Herman Halushchenko që reaktorët në Zaporizhzhia “të jenë të mbrojtur me struktura të forta mbrojtëse” dhe që të ndalen në mënyrë të sigurt.

Në pjesën tjetër të Ukrainës, banesat e civilëve janë shkatërruar në qytetin Çerniv, pas bombardimeve në orët e para të 4 marsit.

Për sulme të vazhdueshme raportohet edhe në jug të Ukrainës, ku besohet se rusët kanë marrë kontrollin e qytetit Herson, duke tentuar të fitojnë kontrollin e gjirit të Detit të Zi.

Mijëra persona besohet se janë vrarë dhe më shumë se 1 milion ukrainas kanë ikur nga shteti.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Putin, ka thënë të enjten, 3 mars, se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë është duke shkuar sipas planit dhe i ka konsideruar ushtarët rusë si heronj.

Komentet televizive të Putinit kanë qenë në kundërshtim me deklaratat e qeverive të Perëndimit dhe agjencive të inteligjencës se fushata ushtarake e Putinit po përballet me probleme logjistike, gabime taktike dhe rezistencë më të madhe sesa është pritur nga Ukraina.​

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL

Next Post
Sulmi në Ukrainë/ Deputeti rus bën deklaratën: Kishim 1 vit që po e planifikonim!

Lufta/ Ukraina bën bilancin, ja dëmet që ushtria i shkaktoi Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

November 12, 2026
Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

November 12, 2026
Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In