• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmi në Vjenë, ministri i Brendshëm austriak: Autori i vrarë, me shtetësi të dyfishtë

by A R
03/11/2020 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm në Austri, Karl Nehammer, ka thënë se sulmuesi i vrarë në Vjenë është një 20-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai në të kaluarën ishte dënuar për përfshirje në një organizatë terroriste, ka thënë ministri, raportojnë agjencitë, AP dhe DPA, duke u thirrur në një intervistë të ministrit dhënë për agjencinë e lajmeve APA.

Policia austriake po kërkon për të paktën një të dyshuar pas një sulmi të shumëfishtë me armë në kryeqytetin, Vjenë, që la të vrarë pesë persona, përfshirë një sulmues.

Shtatëmbëdhjetë njerëz të tjerë janë plagosur – disa rëndë – pasi persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme në qendër të qytetit të hënën në mbrëmje.

Më herët, ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, e përshkroi sulmuesin e vrarë nga policia si një “terrorist islamik”.

Dy nga viktimat që vdiqën gjatë sulmit, ishin gra dhe dy ishin burra. Njëra nga gratë thuhet se ishte kameriere. Gruaja e dytë vdiq nga plagët e saj në spital brenda natës, thanë raportet.

Viktimat ishin në një zonë të qendrës së qytetit të zënë me njerëz në bare dhe restorante, afër sinagogës qendrore të Vjenës, por nuk është ende e qartë nëse ajo ishte shënjestra e sulmit.

Shtatë nga të plagosurit kanë plagë të rrezikshme për jetën, raportojnë mediat austriake.

Sulmi ka ndodhur disa orë para se Austria të nisë së zbatuari kufizimet e reja në lëvizje, me qëllim të frenimit të koronavirusit.

Për këtë arsye, shume njerëz janë parë në qendër të Vjenës, nëpër bare dhe restorante, të cilat do të mbyllen deri në fund të muajit nëntor.

/a.r

Next Post
‘Hapim shkollat e para’/ Rama për rindërtimin: Në dhjetor banorët e Shijakut hyjnë në banesat e reja, brenda 2-3 muajve përfundojnë…

'Hapim shkollat e para'/ Rama për rindërtimin: Në dhjetor banorët e Shijakut hyjnë në banesat e reja, brenda 2-3 muajve përfundojnë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

January 22, 2026
“Peleshi hyri në histori”, Bardhi: U zgjodh me 85 vota, u mbajt në detyrë me 79

Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, por PS po shkel Kushtetutën

January 22, 2026
Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

January 22, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Bordi i Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump, Shqipëria kontribut të rëndësishëm në çështjet globale

January 22, 2026
FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

January 22, 2026
Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

Manjani ironi me opozitën: Tani që ra dakort që Rama të jetë te Bordi i Paqes, le t’i paguajmë edhe…

January 22, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Miratohet me 80 vota PRO shqyrtimi i pjesëmarrjes në Bordin e Paqes, PD 22 vota kundër: Po shkelet procedura

January 22, 2026
Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

January 22, 2026
Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

January 22, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare pas dy ditësh”, paralajmërimi i meteorologes

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In