• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Hapim shkollat e para’/ Rama për rindërtimin: Në dhjetor banorët e Shijakut hyjnë në banesat e reja, brenda 2-3 muajve përfundojnë…

by Java News
03/11/2020 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama foli sërish për programin e rindërtimit, teksa iu premtoi banorëve të prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 se brenda 2-3 muajve do të jenë akomoduar në shtëpitë e reja.

Rama deklaroi se procesi i rindërtimit po ecën shumë mirë dhe me ritme të shpejta, ndërsa shtoi se banorët e Shijakut do të festojnë Vitin e Ri në banesat e reja individuale.

“Programi i rindërtimit po ecën me ritme shumë të larta. Programi adreson një problem të mprehtë për mijëra familje, por krijon kushtet për një përfshirje masive të të gjithë kompanive të ndërtimit dhe për një përfshirje në punë të një numri të konsiderueshëm individësh. Nga ana tjetër, edhe pr/buxheti i vitit 2021 vazhdon të adresojë në mënyrë prioritare pikërisht pasojat e tërmetit dhe të Covid-19. Për programin e rindërtimit parashihen 28 miliardë lekë nga buxheti i vitit që po hyjmë. Është parashikuar gjithashtu edhe fondi prej 1.5 miliardë lekësh për bonusin e qirasë, për familjet që do të vijojnë të jetojnë në kushte shtëpie, deri kur të kthehen në apartamentet e reja. Këtë vit janë 34 mld lekë të buxhetit të vendosura në funksion të rindërtimit, prej të cilave 32 mld janë të alokuara plotësisht.

Deri në fillim të tetorit janë 70 milionë dollarë të derdhura dhe faktikisht bëhet fjalë për shtëpitë, për të cilat një masë për ditë e më e konsiderueshme banorësh po marrin çelësat. E gjithë pjesa tjetër e shumës është në themelet dhe strukturat e ndërtesave të reja, si dhe infrastrukturës rrugore e nëntokësore të atyre që do të jenë së shpejti lagje të reja, të ngritura nga e para në zonat e prekura nga tërmeti. Qëllimi ynë mbetet deri në fund që shtëpitë e rindërtuara të jenë më të mira, më të forta dhe në shumë raste më të mëdha se shtëpitë, që humbën familjet nga tërmeti. Ne kemi zgjedhur të bëjmë një politikë të mirëfilltë strehimi për të gjitha kurorat që ishin bashkë në një kulm në shtëpitë e shembura, për të cilat do të ndërtohen shtëpi të veçanta dhe po ndërtohen aktualisht. Në Shijak, Laç, Durrës dhe në Fushë Krujë kemi tanimë një pamje evidente të një pune që shtrihet shumë përtej një rindërtimi mekanik, sepse bëhet fjalë për një rindërtim që niset nga bindja pse kjo është një krizë që patjetër duhet të krijojë një mundësi. Kjo krizë po kthehet në një mundësi jo vetëm për familjet, por për komunitete të tëra, që do të jetojnë në standarde krejt optimale.

Me Durrësin lajm i mirë është se më në fund kemi përfunduar procesin e hartimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara dhe tani jemi gati për linjën përfundimtare. Kemi edhe një lagje tjetër të re, më saktë një bllok pallatesh të reja, në Krujë, për të cilin po punohet intensivisht. Në Shijak kemi mbi 270 banesa individuale, që parashikohet të jenë gati në fund të nëntorit dhe brenda muajit dhjetor të gjitha familjet do të hyjnë për të festuar vitin e ri aty. Gjithashtu, po përfundon projekti i madh i infrastrukturës për lagjen e re në Durrës, që do të ndërtohet në zonën e Spitallës, dhe që do të jetë një lagje me standarde optimale, ashtu sikundër një vlerë e shtuar në atë zonë, ku po merr formë dhe ekoparku. Në total janë 13 kantiere banesash individuale dhe 6 kantieresh zonash të reja, punimet e të cilave do të përfundojnë në 2-3 muajt e ardhshëm“, deklaroi Rama.

g.kosovari

Next Post
“Çudi e madh, gjithmonë gota ime i bie Lalit”/ Ramën e harrojnë pa raki, ngacmon Veliajn

“Çudi e madh, gjithmonë gota ime i bie Lalit”/ Ramën e harrojnë pa raki, ngacmon Veliajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Jasir Asani i pandalshëm, shënon sërish dhe i dërgon sinjale Maran para ndeshjeve me Kombëtaren!

VIDEO/ Jasir Asani i pandalshëm, shënon sërish dhe i dërgon sinjale Maran para ndeshjeve me Kombëtaren!

September 11, 2026
Çelet edicioni i XIX-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare në Elbasan

Çelet edicioni i XIX-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare në Elbasan

September 11, 2026
“Koha për t’i dhënë fund vrasjeve”/ Trump uron Pavarësinë e Ukrainës, zbardhet letra për Zelenskyn

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork, mund të jem më i hapur për negociatat

September 11, 2026
Gjykimi në Hagë, Rama: Ka shkelje të panumërta, nuk duhet qëndruar duarkryq

Nga ndërhyrja te Trump te Samiti i NATO-s! Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush

September 11, 2026
“5 mijë USD për këdo që na voton”- Trump mbyll konventën e Republikanëve me premtime e paralajmërim për zgjedhjet: Votoni ose do të shkoni në ferr!

“5 mijë USD për këdo që na voton”- Trump mbyll konventën e Republikanëve me premtime e paralajmërim për zgjedhjet: Votoni ose do të shkoni në ferr!

September 11, 2026
Bajern i pandalshëm në Champions, “manita” ndaj norvegjezëve! Kompany i kënaqur, çlirohet edhe Musila: I lumtur për golin (VIDEO)

Bajern i pandalshëm në Champions, “manita” ndaj norvegjezëve! Kompany i kënaqur, çlirohet edhe Musila: I lumtur për golin (VIDEO)

September 11, 2026
Sulmet e 11 Shtatorit nuk vranë 3, por 13 mijë persona

Një çerek shekulli nga “11 Shtatori”, Presidenti Begaj përkujton sulmet që tronditën globin: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë

September 11, 2026
“Kemi frikë nga 11 shtatori”. Përkeqësimi i luftës në Gaza rrezik për sulme terroriste në SHBA

Analiza e BBC: Spiunët, strategjitë dhe mundësitë e humbura! Si po nxirren ende mësimet e 11 shtatorit, pyetjet që ende jehojnë

September 11, 2026
Ngërçi politik në Kosovë, Shoqëria Civile i drejtohet Kushtetueses për afatin e konstituimit të Kuvendit!

Kriza politike në Kosovë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut, Kuvendi mblidhet sot për nënkryetarët!

September 11, 2026
Alarm për kërcënim në konsullatën e Ukrainës në Dyseldorf, policia kontrollon ndërtesën!

Alarm për kërcënim në konsullatën e Ukrainës në Dyseldorf, policia kontrollon ndërtesën!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com