• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmi në Stamboll/ Gazetari: U analizuan 1200 kamera sigurie për 4 orë, sot u arrestuan 50 të dyshuar të tjerë

by
15/11/2022 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sulm me bombë ndodhi në fundjavë në sheshin Taksim të Stambollit në Turqi, duke shkaktuar 6 të vdekur dhe 81 të plagosur.

Gazetari i TRT në Turqi, Abdulvehap Ejupi, në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se ky shesh është nga më të mbikëqyrurit me kamera sigurie, plot 1200 të tilla.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që brenda pak orësh policia turke arriti të arrestonte një 23-vjeçare si autoren e vendosjes së bombës.

Ndërkohë që ditën e sotme u arrestuan edhe 50 të dyshuar të tjerë.

Sipas gazetarit Ejupi, 1200 kamerat e sigurisë në sheshin e Stambollit u kontrolluan brenda 4 orësh dhe u arrit të identifikohej e dyshuara. Pas shpërthimit të bombës, e dyshuara ishte larguar me taksi dhe kishte ndërruar dy lagje.

Gazetari i TRT: 1200 kamera regjistrojnë të dhënat biometrike në krye të fytyrës kanë të dhënat. Është një ndër rrrugët më të frekuentuara, në aspektin e sigurisë është niveli më i lartë. Ku përveç forcave policore të dukshme, edhe shumica e shërbimeve civile e frekuentojnë vazhdimisht. Pra kemi të bëjmë me një sulm të mirëorganizuar që ajo vetëm është aktore e dyshuara kryesore.  Sot janë arrestuar 50 të dyshuar të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar me të dyshuarën krysore.

Blendi Fevziu: A janë të sigurta autoritetet turke që kjo është autorja e atentatit?

Gazetari i TRT: Sigurisht. Edhe në bazë të kamerave dhe deklaratave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, kjo është e dyshuara kryesore. Është arrestuar edhe personi me shkronjën H., janë arrestuar 50 prej tyre duke përfshirë edhe ata që kanë dhënë urdhrin, është arrestuar edhe personi që së bashku me 49 të tjerët brenda turqisë. Është një investigim i jashtëzakonshmëm.

Blendi Fevziu: Si reagoi policia në një shpejtësi kaq të madhe? Për më pak se 24 orë të identifikojë autoren, rrjetin, organizimin?

Gazetari i TRT: Brenda 10 orësh, për shkak se brenda 4 orësh 1200 kamera të gjitha janë kontrolluar dhe është ndjekur hap pas hapi ajo. E dyshuara kryesore ka ardhur para 4 muajsh nëpërmjet rrugëve ilegale dhe ka banuar në dy banesa, në dy lagje të ndryshme në Stamboll, ku në një prej tyre, në bazë edhe të policisë, është përdorur edhe më herët për trafikim të njerëzve. Pas shpërthimit të bombës, me taksi për gati 50 minuta ka udhëtuar në lagjen Seler ku ka qëndruar gjysmë ore, pastaj ka vendosur të shkojë në lagjen tjetër. Këtu policia brenda 8 orësh vazhdimisht e ka ndjekur dhe ka arritur që brenda 10 orësh të kapë atë por edhe 10 të dyshuarit që vazhdimisht kanë qenë në kontakt me të.

/e.d

Next Post
Raketat ruse në Poloni/ Qeveria shton gatishmërinë e ushtrisë, mund të aktivizohet neni 4 i NATO-s

Raketat ruse në Poloni/ Qeveria shton gatishmërinë e ushtrisë, mund të aktivizohet neni 4 i NATO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

February 3, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

February 3, 2026
Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In