Partia Demokratike ka përshëndetur sulmin e SHBA ndaj një baze ushtarake në Siri, pasi sulmit kimik të disa ditëve më parë, ku humbën jetën dhjetëra persona, mes tyre edhe fëmijë. Përmes një deklarate për mediat, PD thotë se “Përgjigja amerikane është edhe një shpresë e rindezur se rendi demokratik botëror në mbrojtje të jetës dhe të drejtave e lirive të njeriut ka garant vendin më të fuqishëm dhe demokratik të globit, SHBA”.
ma.me