Një sulm që preku një qytet përgjatë Rivierës franceze i njohur si destinacioni i preferuar i turistëve të pasur, sulmi në Nisë i dha sërish një goditje të rëndë turizmit francez, që dukej sikur po hidhte pas krahëve sulmet e 2015-ës.
Kjo zonë është simbolike, Shëtitorja des Anglais, ku një kamion u fut në mesin e turmës, të pranishëm në shesh për të shijuar shfaqjen e fishekzjarreve mbetet një destinacion i rëndësishëm për të gjithë turistët, francezë dhe të huaj për pushime në bregdetin e Mesdheut.
Qyteti i Nisës është pas Parisit, zona që pret kontigjentin më të madh të turistëve në Francë.
Dita e festimeve të 14 korrikut, në pikun e sezonit turistik përkon gjithashtu me këtë datë simbol. (java / r.a)