• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SULMI NDAJ NIKOLLES/ Media gjermane: Po lindin sërish forca komuniste në Shqipëri

by Java News
19/11/2016 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas sulmit të së enjtes ndaj ministres Lindita Nikolla, të shumtë janë ata që kanë pyetur veten se kush fshihet pas kësaj. Thuajse të gjithë u mjaftuan me një “Lëvizje për Universitetin”, por duket se çështja është më e thellë se kaq.

Përgjigjen e pyetjes së mësipërme e jep një media gjermane, e cila ka depërtuar në skutat e ekstremeve shqiptare në një reportazh përpara kësaj ndodhie. “DeutschlandRadioKultur” paralajmëron lindjen e një lëvizjeje ekstreme majtiste. E ka fjalën për Organizatën Politike.

“25 vite pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ka një tjetër të majtë të re. Prej vitesh ata luftojnë kundër privatizimit të universiteteve”, citohet në reportazh. Gazetarët e radios gjermane kanë zbuluar vendin ku mblidhen për orë të tëra militantët e rinj, “Qendra sociale”. Është një 30-vjeçare me emrin Deni, e cila tregon më tepër për organizatën dhe takimet.

“Është gallatë, në fillim njerëzit spekulonin për qendrën tonë, pyesnin se çfarë bëhet aty. Disa mendonin se është një bordello, të tjerët mendonin mos jemi ndonjë sekt fetar. Më pas i kanë parë fytyrat tona në televizion, pas protestave. Tani në fakt janë miqësorë, madje nuk ankohen as për zhurmën, pasi ndonjëherë jemi të zhurmshëm”.

Radioja gjermane mëson gjenezat e organizatës politike, që daton përpara më shumë se pesë vitesh. Ngjarja tragjike e 21 janarit të 2011- s, ku katër persona u vranë në bulevard, mësohet të ketë qenë arsyeja që disa të rinj të mblidhen në një lëvizje për të ndryshuar diçka.

“Ishte një moment kur ndjen se nuk je askushi. Dikush vritet në rrugë dhe askush nuk kërkon drejtësi. Sepse askush nuk të përfaqëson, askush nuk interesohet për ty”, thotë Bora, 24 vjeçe, për radion gjermane. Në mbledhjet e tyre që zgjasin deri në 24 orë, majtistët ekstremë kanë gjetur edhe mënyra për t’u argëtuar. Të shpeshta janë netët e filmit, festat, diskutimet për të drejtat e punëtorëve në fabrika, apo për teoritë e majta në përgjithësi. Përpos këtyre, ata mohojnë të jenë frymëzuar nga ish-diktatori Enver Hoxha, duke u distancuar nga regjimi i dikurshëm.

“Stalinizmi kishte për qëllim centralizimin, represionin, shkeljen e të drejtave të njeriut. Ajo që kemi pasur në atë kohë në Shqipëri ishte një diktaturë”.

Next Post
Ditë e madhe për Cristiano Ronaldon?!

VIDEO/ Rrëfimi rrënqethës i Cristiano Ronaldos: Kam qarë gati 3-4 herë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

September 28, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Gjekmarkaj: Ambasadori i ri i SHBA do të fusë Shqipërinë në shina, janë të shokuar nga korrupsioni

September 28, 2026
Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

September 28, 2026
Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

September 28, 2026

Media italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë: rasti që vë në vështirësi Melonin

September 28, 2026
Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

September 28, 2026
Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

September 28, 2026
213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com