Një tjetër gazetar është qëlluar për vdekje në Verakruz, duke u bërë kështu një tjetër viktimë e sulmeve seri ndaj botës së medias.
Gazetari Leobardo Vazquez, drejtonte një portal online të lajmeve në Meksiko të quajtur Enlace Informative Regional, i kosideruar si media e parë në vend.
Sipas policisë ai është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së hënës pranë shtëpisë së tij.
Grupet e hetimit kanë nisur kërkimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që Vazquez është gazetari i tretë që vritet në Meksikë brenda vitit 2018
a.ç