Pas përfundimit të protestës së opozitës e shoqëruar me sulmin me gurë ndaj institucioneve të Kryeministrisë, Ministrisë së Transporteve, Ministisë së Brendshme dhe bunkerit, efektivë të Policisë gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur mbledhjen e provave materiale në vendngjarje.
Tashmë, zonat e kthyera në skena të dhunës ndaj institucioneve janë rrethuar dhe po kryhen të gjitha veprimet ligjore.
Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për persona të shoqëruar, por burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar deri tani dy persona që qëlluan me gurë drejt Kryeministrisë.