• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi ndaj Berishës, Mark Marku: Të hetohet nga prokurorë të huaj, kjo ngjarje mund të…

by A R
08/12/2022 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mark Marku është i mendimit që sulmin ndaj Berishës në protestën e 6 Dhjetorit duhet ta hetojë një grup prokurorësh të huaj. Sipas tij, kjo ngjarje mund të jetë një nga ato ngjarje që “mund ta çojë Shqipërinë shumë larg”. Për Markun ka aktorë të interesuar për këtë moment në Shqipëri që ta përdorin këtë situatë për të destabilizuar. Ai u shpreh se hetimi duhet të jetë serioz dhe jo në mënyrë amatoreske dhe tendencioze, që sipas tij janë duke bërë të gjithë aktorët në Shqipëri.

“Dikush mund të ketë pasur interes. Mendoj që këtë ne nuk marrim parasysh dhe unë jam shumë i shqetësuar, e para sepse është një ngjarje shumë irrituese, është dëshpëruese që të shikosh të goditet ish-kryeministri, ish-Presidenti, dy mandate kryetar i opozitës, në një protestë paqësore, që goditet në atë moshë, është dëshpëruese realisht. Është më tepër se fyese. Unë mendoj që mënyra si po e nxisim këtë debat, ne po krijojmë kushte edhe për skena të tjera të ngjashme, po krijojmë atmosferën që kjo shoqëri të përçahet edhe më shumë, të konfliktohet edhe më shumë. Ka aktorë mendoj unë që janë të interesuar në këtë moment, në këtë situatë gjeopolitike për të destabilizuar.

Mënyra si ai ka vepruar, duke parë mënyrën si ka vepruar, më duket se është dikush… ka një strukturim. Pse? Sepse kam parë me kujdes skenën. E para ai e ka ndjekur. Shkoi Macroni për të takuar njerëzit edhe ia këputi me një shpullë. Ashtu ndodh kudo. Por ishte një gjë, që tek PD, pastaj ndjekja, gjetja e momentit, edhe në pikëpamjen e itenerarit. Mënyra se si u pozicionua nga media, aty ku dyshimet janë më të pakta, mënyra si çau dhe çau në një mënyrë shumë profesioniste. Ajo çfarë mendoj unë është që vetëm në mënyrë amatoreske kjo situatë nuk përballet. Në mënyrë amatoreske, ose në mënyrë tendencioze siç po e bëjnë të gjithë aktorët në Shqipëri. Mendoj që një grup hetimor prokurorësh nga jashtë… Sepse ka për të qenë një ngjarje që mund ta çojë Shqipërinë shumë larg. Unë mendoj se këtu kushtet janë që të shkojë Shqipëria. Për këtë jam i shqetësuar. Nëse ka një moment që duhet të reagojmë është ky”, u shpreh Marku.

Sipas tij, as opozita dhe as qeveria nuk kanë qenë të interesuara që të ndodhte kjo ngjarje.

“E para unë mendoj as opozita që ka qenë aty në shesh, as qeveria nuk kanë qenë të interesuara që të ndodhë kjo. Qeveria, unë po them Edi Rama, as policia nuk mendoj… Vetë policia nuk mendoj që është e interesuar të ndodhë një ngjarje e tillë në mes të Tiranës. E para opozita po të donte që të krijonte rrëmujë pretekstin e pati dhe mund ta bënte, pra nuk ka dashur dhe e menaxhoi në një farë mënyre edhe tregoi mungesën e dëshirës. Në një farë mënyre kjo duhet të bëjë me turp të gjithë ata që e ngrefën opinionin publik shqiptar kot që nuk duhet bërë protestë. Protestat e lirshme dhe paqësore në një sistem demokratik vetëm e zbukurojnë demokracinë. Më vinte turp kur dëgjoja debate që thonin s’bëhet protestë sepse prishet imazhi. Qeveria interes nuk ka pasur, as në pikëpamjen mediatike, as interes të drejtpërdrejtë”, u shpreh Marku.

/a.r

Next Post
6 Dhjetori / Minxhozi në ‘Real Story’: Grushti kamufloi protestën e dobët të PD; Frrok Çupi: Berisha e ndolli dhunën…

6 Dhjetori / Minxhozi në 'Real Story': Grushti kamufloi protestën e dobët të PD; Frrok Çupi: Berisha e ndolli dhunën...

Comments 1

  1. Desmona Kuliçaj says:
    3 years ago

    Dy herë Marku
    Profesor n’gazetari
    ishte Mark faqezi,
    je ti i depolitizum,
    Nuk t’takon i infiltrum,
    Hëm me shkollën
    Hëm politikën,
    Ngaterron germat
    Me matematikën,
    Mbeti katundar përherë,
    Si gjithmonë i pa vlerë,
    Qytetar nuk mund të bahet
    Sheherlive tiu vardisë
    Si klysh qeni
    Tuj kuisë…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

February 17, 2026
Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

February 17, 2026
SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

February 17, 2026
Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

February 17, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Nuk ka më pezullime ministrash!/ Beqiri: Kushtetuesja u pozicionua politikisht

February 17, 2026
Për 1 vit pandemi, shqiptarët kursyen në banka 740 milionë $

Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet

February 17, 2026
Rama uron Kosovën për Pavarësinë: Katër pengjet në ferrin e (pa)drejtësisë në Hagë…

Rama uron Kosovën për Pavarësinë: Katër pengjet në ferrin e (pa)drejtësisë në Hagë…

February 17, 2026
Moti/ Fundjava nis me vranësira, ja parashikimi

Mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

February 17, 2026
Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In