• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi ndaj Berishës, Këlliçi ‘trash’ zërin: Kush donte që ta gjunjëzonte i ka bërë gabim llogaritë!

by A R
08/12/2022 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte se gjendja shëndetësore e Sali Berishës është shumë e mirë dhe kjo u pa qartë nga fjalimi i tij para të rinjve demokratë. Sipas Këlliçit kushdo që ka menduar se do të gjunjëzonte Berishën më 6 Dhjetor, i ka bërë llogaritë gabim.

“Po ta shihni nga fjala dhe i gjithë aktiviteti i tij ditën e sotme është shumë i motivuar dhe shumë i karikuar në këto ditë fill pas ngjarjes së shëmtuar në datën 6 që ka qenë skandaloze. Më vjen mirë që gjithë opinioni publik është sensibilizuar dhe gjithë janë shprehur kundër dhunës. Por nga ana tjetër nuk mund të rri pa përmendur faktin që kushdo që ka menduar që do të arrinte ta gjunjëzonte, kam përshtypjen mund të jenë bërë llogaritë gabim sepse në ka diçka që diçka Sali Berisha nuk e bën, është të tërhiqet. Këtë e ka treguar më së miri sot, me deklaratat, me qasjen dhe qëndrimin e tij. Jam i bindur që me të njëjtin ritëm do të vijojë në ditët në vijim”, u shpreh ai.

Në lidhje me ngjarjen e 6 Dhjetorit, kur Berisha u godit me grusht nga Gert Shehu, Këlliçi akuzoi qeverinë. Sipas tij, vendimi i Gjykatës së Tiranës, ku Shehu është dënuar për kanosje dhe plagosje në vitin 2017 tregon që autori nuk ka qenë me probleme mendore. Nga ana tjetër, shtoi se për të faktet tregojnë që ngjarja ka qenë e parapërgatitur pasi vërtetimi mjekësor ka qenë false dhe është shpërndarë në kohë rekord në portalet e majta.

“Ky njeri vetëm me probleme mendore nuk është. Ky njeri vetëm me të meta nuk ka qenë, nuk është dhe duke rinovuar edhe patentën në vitin 2022, kjo alibi bie. Vetë fakti që qeveria ka patur gati të gjitha deklaratat vërtetimin ‘fake’ mjekësor që është nxjerrë për të për t’u shpërndarë në kohë rekord brenda pak minutave në të gjitha portalet e majta, në të gjitha redaksitë e lajmeve, tregon që ka qenë në një farë mënyre e parapërgatitur. Pra pritej kjo ngjarje”, u shpreh Këlliçi.

/a.r

Next Post
“Transmetimi nuk është komunitar”/ Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi, kthim në jetën normale

Sociologu ngre alarmin: Shoqëria shqiptare po “thinjet”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com