Një nxënëse ka humbur jetën pas sulmit të regjistruar këtë të martë në një shkollë të mesme në Turqi. Viktima mësohet se u plagos rëndë kur një vajzë 15-vjeçare hyri në shkollë të martën në mëngjes dhe e sulmoi atë dhe shtatë persona të tjerë.
Sulmi ndodhi rreth orës 08:40 në një shkollë të mesme në lagjen Basaksehir, në veriperëndim të Stambollit. Sipas Ministrisë së Brendshme Turke, u plagosën gjithsej tetë vajza të moshës 10 deri në 14 vjeç.
Njëra nga nxënëset, e cila ishte shtruar në spital në gjendje kritike, ndërroi jetë nga plagët e marra pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Policia arrestoi një vajzë 15-vjeçare, një nxënëse në vitin e parë të shkollës së mesme në një shkollë tjetër në zonë, si të dyshuar për sulmin.
Guvernatori i Stambollit, Davutoglu, tha se 15-vjeçarja jeton në të njëjtën lagje dhe arriti të hynte në shkollë e veshur me uniformë shkolle. Autoritetet po hetojnë motivet e 15-vjeçares dhe rrethanat në të cilat ajo arriti të hynte në shkollë.











