Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë duke dënuar sulmin me molotov kundër shkollës në Bushat, ku është vendosur KZAZ-ja.
“Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!” shkruan Lleshaj.
Mësohet se si pasojë e sulmit kanë mbetur të plagosur dy efektivë të policisë.