• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmi me dron në Kabul/ CNN: Viktima, 9 anëtarë të një familje, 6 prej tyre fëmijë. SHBA fillon hetimet

by Java News
30/08/2021 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë gjashtë fëmijë u vranë në sulmin me dron amerikan që kishte në shënjestër një terrorist të ISIS-K në një lagje rezidenciale të Kabulit, tha një i afërm i të vdekurve për një gazetar lokal që punonte me CNN.

Mes të vrarëve kishte dhe 6 fëmijë, më i vogli prej të cilëve ishte një vajzë 2 vjeçe, shkruan CNN. Personat e vrarë janë: Zamaray (40 vjeç), Naseer (30), Zameer (20), Faisal (10), Farzad (9), Armin (4), Benyamin (3), Ayat (2) dhe Sumaya (2).

Më e vogla e vrarë ishte një vajzë 2-vjeçare, sipas vëllait të njërit prej të vrarëve. Ata ishin “një familje e zakonshme”, tha ai. “Ne nuk jemi ISIS apo Daesh dhe kjo ishte një shtëpi familjare – ku vëllezërit e mi jetonin me familjet e tyre.”

Fqinjët dhe dëshmitarët në vendin e sulmit me dron në Kabul se disa persona u vranë, përfshirë fëmijë.

“Të gjithë fqinjët u përpoqën të ndihmojnë dhe sollën ujë për të shuar zjarrin dhe unë pashë që ishin pesë ose gjashtë persona të vdekur,” tha një fqinj.

SHBA tha se goditje e ushtrisë amerikane me dron shkatërroi një makinë me “disa ekstremistë që do të kryenin sulme vetëvrasëse”, që kishin lidhje me degën e Shtetit Islamik në Afganistan dhe që mund të kishin si objektiv sulmesh operacionet e ushtrisë amerikane në aeroportin e Kabulit, njoftuan zyrtarët amerikanë.

Goditja u ndërmor dy ditë përpara se Shtetet e Bashkuara të përmbyllin tërheqjen e plotë nga Afganistani, një operacion që ka përfshirë evakuimin e dhjetëra mijëra shtetasve amerikanë dhe aleatëve të tyre afganë. Përmbyllja e tërheqjes, e planifikuar për 31 gusht, do të shënojë përfundimin e luftës më të gjatë të Amerikës, ndërsa në Afganistan kontrolli është në duart e talebanëve.

Menjëherë pas deklaratave se në mes të të vrarëve ka pasur fëmijë, forcat amerikane kanë bëreë të ditur se ka filluar hetimet në lidhje me çështjen..Zyrtarët amerikanë deklarojnë se sulmi kishte në shënjestër një automjet që mbante të paktën një person të lidhur me ISIS dhe kishin parandaluar një sulm tjetër vdekjeprurës në aeroport.

g.kosovari

Next Post
Vaksinat e BioNTech/ Pfizer në Rinas, ambasada e BE tregon burimin: Paketa e pestë u financua nga BE, falë Austrisë

Mbërrijnë 30 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga Letonia, Manastirliu jep lajmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In