• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sulmi me bojë”, Gjoni: Kishte edhe dy prita të tjera. Me Kryemadhin nuk kam asnjë marrëdhënie

by Java News
05/04/2019 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ralf Gjoni, një nga deputetët e rinj të Parlamentit, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Dita Jonë” në A2 CNN, ku ndër të tjera foli edhe për sulmin me bojë në dalje të apartamentit të tij, në ditën kur do të bënte betimin në Parlament.

Ralf Gjoni tregoi se nuk ishte vetëm personi që i hodhi bojën atij, por sipas tij, ishin edhe dy prita të tjera atë ditë.

Ai thotë se po pret hetimet, por thekson se nuk do t’i falë ata që urdhëruan agresionin.

“Ishte prita te pragu i shtëpisë. Nuk ishte bojë. Bojë është kur t’i shkon në Parlament dhe disa militantë të gjuajnë me ndonjë vezë apo ndonjë domate apo me bojë nga larg, që e lidh aktin me detyrën tënde.

Të them të drejtën, policia ishte prezentë rreth apartamentit, por nuk ma merrte mendja se ata do të zinin pritë në dalje të apartamentit.

Por jo vetëm kjo, por ka pasur edhe një ose dy prita të tjera në dalje të parkingut, në vendet ku unë parkoj dhe ku doli nusja me vajzën.

Kanë qenë disa njerëz, por nuk flas shumë për detajet pasi po hetohet.

Është jo vetëm një prite ndaj një qytetari, por agresion ndaj një deputeti.

Nuk e fal atë mendje që ka planifikuar një sulm në pragun e shtëpisë.

Unë do të lë edhe pak kohë për policinë për të gjetur autorët. Unë shpresoj që policia t’i gjejë autorët”, tha Ralf Gjoni.

Në LSI është krijuar klimë intimiduese

Ralf Gjoni tregon vështirësitë e para në rrugën e tij drejt Kuvendit, si dhe pse e mori vendimin për të pranuar mandatin.

“Ka qenë një vendim i vështirë, nuk është e lehtë. Nuk di ndonjë rast në botë që të përballej me një braktisje të opozitës.

Për mua ishte e vështirë, pasi nga njëra anë ishte presioni i brendshëm partiak, klima intimiduese që u krijua në atë kohë. Vrulli dhe vala mediatike që i shërben…

Disa grupimeve mediatike filluan të krijojnë një realitet fals se gjoja po zbulonin tradhtarët.

Kushtetuta e thotë që mandati nuk është detyrues dhe i përket vullnetit të popullit. Kjo është një kopje e kushtetutave të të gjithë vendeve europiane.

Nëse mandati është detyrues, në një moment lideri i partisë çmendet dhe vetdeklarohet mbret dhe bën ndonjë reprezalje si Hitleri dhe të gjithë deputetët duhet ta ndjekin rresht.

Gjithnjë edhe në vendet europiane ka deputetë që dalin kundër partisë.

Unë nuk besoj që shumica e anëtarëve apo edhe e deputetëve të LSI kanë dashur të digjnin mandatet.

Nuk ka qenë në filozofin politike të LSI bojkoti apo braktisja e institucioneve.

Por presion të drejtpërdrejtë nuk ka pasur. Por deklarata ka pasur, si ato që janë “mandate gjaku””, tha Gjoni.

S’di të jem përjashtuar nga LSI, në Parlament vetëm për sistemin zgjedhor

Në “Dita Jonë”, Ralf Gjoni foli ndër të tjera dhe për marrëdhëniet e tij me Monika Kryemadhin, por edhe për arsyet se pse ai është bërë pjesë e Parlamentit dhe çfarë synon të arrijë.

Ralf Gjoni është shprehur se nuk ka asnjë marrëdhënie me Kryemadhin.

“Nuk kam asnjë marrëdhënie me kryetaren aktuale të LSI. Kemi pasur marrëdhënie bashkëpunimi gjatë momenteve në parti.

E di që ka thashetheme mediatike, letra… se unë jam përjashtuar nga partia, por unë nuk di të jem përjashtuar nga kjo parti.

Me linjën aktuale të lidershipit të LSI, unë nuk kam qenë dakord. Fillimi është dalja në opozitë me PD.

Mua më duhet një veprim i nxituar dhe i panevojshëm. Unë mendoj se është një kulturë pozitive bashkëqeverisja”, tha ai.

Më tej, ai e vlerëson si të ndryrë kodin aktual zgjedhor dhe thotë se duhet të ndryshojë menjëherë.

Madje, Gjoni thotë se është për një ndryshim edhe në formatin e republikës.

“Kanë bërë kodin e ndryrë zgjedhor. Tashmë e kanë kuptuar shqiptarët, se ndryshimet e bëra në mënyrë klandestine brenda natës përmes një marrëveshje. Është mendimi dhe opinioni i shumicës së shqiptarëve që nuk janë dakord me listat e mbyllura.

Deputeti me këtë merret harton ligje e depoziton, në asnjë moment nga 2008 deri në më sot, nuk ka pasur asnjë nismë ligjore për ndryshimin e sistemit ligjor. Çfarë të kushton të hartosh një ligj?! Unë këtë do ta bëj. Arsyeja që kam hyrë në parlament është vetëm për sistemin zgjedhor dhe votën e diasporës.

Duhet një konsensus kombëtar. U bëj thirrje të gjithëve, të bashkojmë forcat dhe të ndryshojmë sistemin. Jo vetëm kodi zgjedhor, por unë mendoj se duhet riformatuar edhe formati i republikës sot, duke përfshirë edhe mënyrën se si zgjidhet presidenti i Republikës. Unë do të isha për një Presidencë pak më të fortë. Nuk duhen bërë vetëm arnime politike”, u shpreh Ralf Gjoni.

g.kosovari

Next Post
KLP skualifikon 3 prokurorë nga lista e kandidatëve për SPAK

KLP skualifikon 3 prokurorë nga lista e kandidatëve për SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In