• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi kundër Izraelit, rrezikon po kaq shumë Kosovën dhe Shqipërinë

by Mero Baze
07/10/2023 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sulmi I papritur I Hamasit kundër Izraelit, I cili ka një ngjashmëri të frikshme me Pearl Harbor-in ka ndarë botën dhe ka rikthyer makthin e një lufte të përgjakshme e cila nga një anë ka frymëzim fetar, dhe nga ana tjetër ka një vend që mbron kufijtë dhe territorin e tij nga një sulm terrorist.

Kjo luftë nëse nuk mbyllet shpejt dhe nëse nuk mbyllet me një fitore të plot të Izraelit, rrezikon të jetë lufta që do të ndryshojë tërësisht botën dhe qytetërimin tonë.

Shqiptarët janë zyrtarisht në anën e Izraelit, bazuar jo vetëm në historinë mes dy vendeve, por mbi principet që një vend duhet të mbroj, dhe komunitetin ku bën pjesë si një vend që aspiron perëndimin.

Është mirë që gjithë klasa politike në Kosovë dhe Shqipëri u shprehën qart pro Izraelit dhe kundër sulmit terrorist mi shtetin e Izraelit.  Është koha që shqiptarët të jenë të qartë në cilën anë të historisë janë.

Por as shqiptarët nuk do të shpëtojnë pa pasoja nga kjo luftë.

Lufta  mes Izraelit dhe Hamasit, ul shumë vëmendjen dhe fokusin nga problem I Kosovës I cili për fat këto dy javët e fundit ishte në qendër të debatit politik ndërkombëtar. Ndezja e një konflikti kaq madhor dhe kaq ndikues për botën, rrezikon të shfokusoj vëmendjen nga situate po aq delikate në Veri të Kosovës.

Ndaj në këto momente, Kosova por dhe Shqipëria, duhet të ruajnë qartësinë, për aleancat e tyre me Perëndimin me qëllim që cdo zhvillim në Veri të Kosovës, të jetë pjesë e agjendës perëndimore kundër konfliktit.

Mbi të gjitha udhëheqja politike në Kosovë, nuk duhet të sillet sikur është në qendër të botës dhe sikur gjithë bota i ka borxh të dëgjoj vogëlsira që mbysin kauzën e madhe të saj. Me këtë rast është mirë të hiqet dorë nga taktikat e lodhshme dhe teorit konspirative antiamerikane të një segmenti të rëndësishëm të politikës së Kosovës dhe natyrisht të afishohet qart  qëndrimi I Shqipërisë dhe Kosovës pro Izraelit në këtë konflikt.

Izreali është vendi më I rëndësishëm që ka njohur katër vitet e fundit Kosovën, dhe kjo fal ndikimit të SHBA, përkundër vendeve aleatet të Hamasit që nuk e kanë njohur dhe nuk do ta njohin Kosoven.

Në një farë mënyre aleancat historike janë paracaktuar. Ne vetëm duhet ti respektojmë ato duke ja kursyer tanimë aleatëve tanë, papjekurinë në trajtimin e konfliktit Kosovë Serbi, duke rrezikuar të humbasim vëmendjen dhe mbështetjen e perëndimit.

Raketat e Hamasit mbi Izrael, nuk përgjakin vetëm Izraelin, por janë po ashtu plagë të hapura  mbi shqiptarët dhe historinë e tyre të rrezikuar nga “Hamasi” ballkanik. Por që kjo betejë të mos shurdhohet nga zhurma e raketave mbi Izrael, duhet qartësi dhe mençuri për tu sjellur si aleatë të një lufte që sa ka nisur.

Next Post
Rreth 2 mijë viktima nga tërmeti shkatërrues në Afganistan

Rreth 2 mijë viktima nga tërmeti shkatërrues në Afganistan

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Shqiperia dhe Kosova ne qofte se duan te jene shtete te pavarura duhet te armatosen.Ne qofte se Amerika dhe Evropa nuk duan ta armatosin Shqiperine se i duan Shqiptaret vetem si emigrant atehere Shqiperia ti kerkoj ndihm Turqise ne qofte se Turqia nuk do ti kerkoje Kines ne qofte se kina nuk do ti kerkoje Iranit ne qofte se Irani nuk do ti kerkoje Kores se veriut.Amerika do ti japi tok Shqiptare Serbise se do qe te kaloje Serbia nen influencen e saj ne qofte se Amerika e do kaq shum Serbine le ti japi Nu jorkun Serbise dhe te kaloj Serbia nen influencen Amerikane.Amerika ngaqe kontrollon politikanet dhe median ne Shqiperi kujton se do i japi Serbis Kosoven e veriut dhe zdo behet gje por urejtja e popullit Shqiptare ndaj Amerikes do jete kaq e madhe qe keta politikan do ikin nga pushteti dhe ne pushtet do vijne antiamerikane

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

February 22, 2026
Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

February 22, 2026
Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

February 22, 2026
Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In