• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sulmi kundër Hoffmann, Dade: Berisha, ky politikan famëkeq

by A R
16/12/2015 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arta Dade, kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvend, ka reaguar pas sulmit të Sali Berishës kundër ambasadorit të Gjermanisë, Helmut Hoffmann.

“Komisioni ka konsiderata të veçanta për rolin e tij aktiv për nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe shumëdimensionale por edhe si përfaqësuesi më i lartë në Shqipëri i Republikës Federale të Gjermanisë dhe Kancelares Merkel, me nismën e së cilës mori jetë procesi i Berlinit si instrument i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal dhe i inkurajimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbajtur fokusin në axhendën tonë europiane e përshpejtuar reformat e domosdoshme për vetë shqiptarët por edhe për përparimin e procesit të integrimit”, thotë Dade, në deklaratën për media.

“Sulmet e Berishes ndaj Ambasadorit të nderuar janë tregues i gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet ky politikan famëkeq që kthehet e rikthehet tek praktikat e tij të vjetra sikurse në 1996 e 1997, kur sulmonte Ambasadoren e nderuar të SHBA, kur si president zhbëri shtetin dhe është përgjegjës për humbjen e mbi 3000 jetëve, apo kur sulmoi institucionet përmes grushtit të shtetit në 1998 apo përsëri kur sulmonte Ambasadorin e SHBA kur urdhëroi vrasjet e demonstruesve të paarmatosur e paqësorë në 21 janar”.

“Ambasadorët e nderuar janë përfaqësues të vendeve të tyre, të vendeve që kanë mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin drejt konsolidimit të demokracisë dhe proceseve të integrimit euroatlantik. Ata janë vënë nën sulmet e papranueshme të këtij pasardhesi të praktikave dhe mendësive autoritariste dhe totalitariste të refuzuar prej shqiptarëve, sa herë që ata nuk janë pajtuar me dhunimin që ky personazh i ka berë demokracisë dhe institucioneve të pavarura apo kur ka urdhëruar krime e korrupsion për të cilat vazhdon të mos ndeshkohet nga drejtësia por edhe nga aktorë të rëndësishëm që në bashkëveprim me drejtësinë duhet ta kishin vënë përpara përgjegjësisë penale”.

Next Post

Horoskopi 17 Dhjetor 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In