• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi kibernetik, Turqia i dhuron Shqipërisë pajisje të infrastrukturës dixhitale, Çuçi pret kreun e policisë turke: Donacion bujar…!

by Java News
20/12/2022 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, priti sot në një takim kreun e policisë turke, Mehmet Aktaş, i cili ndodhet në Tiranë bashkë me një delegacion të lartë nga vendi i tij për të dorëzuar te Policia e Shtetit pajisje të infrastrukturës dixhitale.

“Ky donacion bujar është një përgjigje e menjëhershme e Turqisë pas kërkesës që ne bëmë për ndihmë, për të rikuperuar sistemet e goditura nga sulmi kibernetik. E falënderova në emër të qeverisë jo vetëm për gatishmërinë e treguar në këtë rast, por për të gjithë suportin e vazhdueshëm që Turqia i ka dhënë Shqipërisë për Policinë e Shtetit”, thotë ministri Çuçi në një postim në Twitter.

Bashkëpunimi me Policinë Turke është i drejtpërdrejtë dhe profesional, i shtrirë në të gjitha fushat, që kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shqiptare, me luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit si dhe me kërcënimet në fushën e infrastrukturës kritike.

Policia turke dhuron servera dhe pajisje të ruajtjes së të dhënave për policinë shqiptare! Synohet rritja e sigurisë kibernetike

Policia turke ka dhuruar për policinë shqiptare një donacion që përfshin servera dhe pajisje për integrimin e disa prej programeve të Policisë së Shtetit dhe ruajtjen e të dhënave të tyre.

Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke Mehmet Aktaş, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, ka zhvilluar një vizitë pune në Policinë e Shtetit.

Fillimisht, z. Aktaş është pritur në një takim “kokë më kokë” nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare, Muhamet Rrumbullaku dhe më pas të dyja delegacionet zhvilluan një takim pune për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e urave të reja në fushat me interes të përbashkët.

Të dy drejtorët e përgjithshëm vlerësuan marrëdhëniet mes dy policive, shkëmbimin e informacioneve për grupe dhe persona me aktivitet kriminal në fushën e krimit të organizuar, si dhe zhvillimin e operacioneve të përbashkëta për kapjen e personave të shumëkërkuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e njohu drejtorin e Policisë turke, me prioritetet, filozofinë dhe vendosmërinë që ai ka për reformat strukturore, ligjore dhe arsimore të Policisë së Shtetit, me qëllim vendosjen e një standardi të ri në raport me qytetarët dhe zgjidhjen e problemeve të adresuara prej tyre sipas kompetencave që ligji i jep punonjësve të Policisë; për një qasje të re në luftën ndaj krimit dhe për vendosmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët, në përmbushjen e misionit të përbashkët.

“Dua të falenderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë turke dhe ambasadorin e Turqisë, në Shqipëri, për ndihmën dhe kontributin e dhënë përmes donacioneve konkrete, në luftën ndaj sulmeve kibernetike, të cilat përgjatë muajit shtator, 2022, përfshinë sistemet teknologjike të Policisë së Shtetit shqiptar, si dhe për rritjen e sigurisë kibernetike në përgjithësi. Kjo ndihmë vjen në kuadër të bashkëpunimit intensiv me Policinë turke, bashkëpunim i cili e tejkalon nivelin protokollar dhe ka dimensionet e një miqësie të vërtetë dhe ndihme vëllazërore, në funksion të qëllimeve tona të përbashkëta. Ura e bashkëpunimit ndërmjet policive tona karakterizohet nga gatishmëria dhe reagimi në kohë ndaj çdo sfide të përbashkët. Ky fakt na inkurajon për të ardhmen, për ta thelluar më tej bashkëpunimin për çeshtje konkrete si lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit, si dhe për rritjen e kapaciteteve trajnuese të policive të të dy vendeve. Policia e Shtetit shqiptar ju garanton se është e angazhuar për të qenë për kolegët tanë të Policisë turke, partnere e besueshme, tepër transparente dhe shumë bashkëpunuese në luftën tonë të përbashkët, kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe terrorizmit”- u shpreh Rrumbullaku.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i policisë turke tha se do të kishte ndihma të tjera për Shqipërinë në të ardhmen duke theksuar se bashkëpunimi në luftën e terrorizmit dhe krimit të organizuar do të thellohej.

“Sipas direktivave të Ministrit të Brendshëm të Republikës së Turqisë, sapo jemi njohur me sulmet kibernetike, kemi dërguar ekipin teknik të punës dhe sot jemi këtu për të bërë dorëzimin e disa pajisjeve të cilat do t’ju vijnë në ndihmë. Ndihma jonë nuk do të ndërpritet këtu. Në të ardhmen, në kuadër të bashkëpunimit tonë, do të kemi dhe suporte akoma më të forta. Bashkëpunimi ynë është shumë i gjerë dhe një ndër fushat që kemi bashkëpunim të fortë është edhe fusha e trajnimeve dhe ofrimit të mundësisë për kurse. Bashkëpunimi do të vazhdojë në shumë fusha, si në luftën kundër terrorizmit, pastrimit të parave, krimit të organizuar”- u shpreh ndër të tjera drejtori i Përgjithshëm i Policisë Turke.

Drejtori i Policisë turke i dorëzoi Rrumbullakut, donacionin që përfshin servera dhe pajisje për integrimin dhe ruajtjen e të dhënave të disa prej sistemeve të Policisë së Shtetit, që u dëmtuan për shkak të sulmit kibernetik.

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, gjatë fjalës së tij, është shprehur se pala turke është në gatishmëri për ta mbështetur kurdoherë policinë shqiptare, për cdo çështje apo kërkesë që ajo ka. Ai ka theksuar se do të trajtohet me përparësi çdo kërkesë e palës shqiptare dhe do të dërgohet menjëherë në Ankara, duke qenë se Shqipëria është partnere, mike e Turqisë.

Donacioni i dhuruar nga Policia turke vjen pas shumë donacioneve të tjera të akorduara për Policinë e Shtetit, donacione që përfshijnë automjete, pajisje logjistike dhe uniforma, kryesisht për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe në shumë trajnime e module arsimore të ofruara nga Policia turke për Policinë shqiptare./m.j

Next Post
Pas Shqipërisë, Kosova shfaq interes për blerjen e dronëve Bayraktar të Turqisë

Pas Shqipërisë, Kosova shfaq interes për blerjen e dronëve Bayraktar të Turqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

Rubio paralajmëron Teheranin: Për çdo sulm ndaj anijeve amerikane, Irani do të humbasë cisterna!

September 9, 2026
Champions ngre siparin, objektiv ‘Metropolitano’! Nis sot kompeticioni më i ndjekur i futbollit, të gjithë kundër ‘mbretërve’ të Paris Saint Germain

Superkompjuteri i “Opta” parashikon fituesin e Champions League, ja 10 skuadrat favorite! Befasia në listë

September 9, 2026
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001

September 9, 2026
DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia (FOTO)

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia (FOTO)

September 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Moti/ Përsëri temperatura të larta në Shqipëri, por në zonat malore priten edhe reshje shiu!

September 9, 2026
“Ndizen” tensionet në Hormuz! SHBA bombardon pesë cisterna iraniane, Irani kundërpërgjigjet me raketa drejt një baze amerikane në Jordani

“Ndizen” tensionet në Hormuz! SHBA bombardon pesë cisterna iraniane, Irani kundërpërgjigjet me raketa drejt një baze amerikane në Jordani

September 9, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Trump distancohet nga Netanyahu për spastrimet në Bregun Perëndimor, SHBA nuk pengon sanksionet e reja ndaj Izraelit

September 9, 2026
FOTO/ Shpërthen depozita e pikës së karburantit pranë “Brrylit” në Tiranë, disa punonjës të plagosur, shembet një godinë një katëshe! Ja për çfarë dyshohet

FOTO/ Shpërthen depozita e pikës së karburantit pranë “Brrylit” në Tiranë, disa punonjës të plagosur, shembet një godinë një katëshe! Ja për çfarë dyshohet

September 9, 2026
Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com