• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi kibernetik nga Irani/ Ambasada e SHBA: E dënojmë me forcë, do jemi krah për krah me Shqipërinë

by Java News
12/09/2022 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada Amerikane në Tiranë, i ka dhënë zë, deklaratës së fortë të bërë nga Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili  dënoi sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë. Ambasada e SHBA ka ripublikuar deklaratën e Price, i cili shprehet se SHBA do të vijojë bashkëpunimin me Shqipërinë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

“Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës.” – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price

Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit kanë konfirmuar se sistemi TIMS në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” është rikthyer totalisht në funksion gjatë mëngjesit të sotëm, pas punës që kanë kryer ekspertët e IT-së, së bashku me aleatët.

Shqipëria njofton për një sulm tjetër kibernetik nga Irani. Kryeministri Edi Rama e bëri publik të shtunën, (10.08.2022) lajmin e një sulmi të ri nga Irani në një postim në twitter, duke theksuar se “një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë të punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet digjitale të Shqipërisë”, shkruan ai.

g.kosovari

Next Post
“Kryeministri i krimit s’mund të jetë i arsimit”, Meta përsërit ftesën: Mos harroni, nesër ju pres te plehrat e Tiranës

"Kryeministri i krimit s’mund të jetë i arsimit", Meta përsërit ftesën: Mos harroni, nesër ju pres te plehrat e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com