• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi kibernetik ndaj e-Albania vijon të mbajë disa sisteme ende në kolaps, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

by
22/07/2022 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse eksponentët të lartë të qeverisë dhe ekspertë  të saj, kanë deklaruar se pas sulmit kibernetik, portali e-Albania dhe faqet zyrtare të institucioneve në Shqipëri i janë rikthyer normalitet, e vërteta është krejt ndryshe. Shumë faqe si Fletorja Zyrtare janë ende jashtë funksionit, ndërkohë ekspertët vendas bëjnë me dije se ky kolaps ka ardhur si rezultat i mos menaxhimit të sistemit dhe mbingarkesë, pas vendimit për të digjitalizuar gjithë shërbimet për qytetarët. Prej vitit 2012 deri sot që flasim janë mbi 200 milonë euro që janë shpenzuar nga taksat e qytetarëve e shqiptarë për të mirëmbajtur sistemin dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, situata që po kalojmë lë për të dëshiruar dhe hedh dyshime se këto para janë

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet

Ndërkohë pas sulmit kibernetik ndaj portalit e-Albania, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. Prokuroria njofton se ka nisur hetimin për disa vepra penale si përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, ndërhyrja në të dhënat kompjuterike, ndërhyrja në sistemet kompjuterike dhe keqpërdorimi i pajisjeve. bënë me dije se ka dyshime që sulmi mund të jetë rus. Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë.“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për ndërhyrjet dhe sulmin kibernetik të kryer ndaj portalit e-Albania, që sollën mbylljen e përkohshme të shërbimeve online. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat penale:  “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”;  “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe “keqpërdorimi i pajisjeve parashikuar nga nenet 293/1, 293/b, 293/c dhe 293/ç të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Rama: Sulmi kibernetik, agresion i organizuar

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama deklaroi se sulmi kibernetik mbi Shqipërinë është zmbrapsur përfundimisht dhe shërbimet për publikun të platformës e-Albania janë rikthyer masivisht. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se ky është një agresion i organizuar nga një ose disa shtete dhe se nuk ka ende prova për të përcaktuar shtetet e dyshuara.“Tani mbeten një numër i vogël i tyre për t’u rikthyer në mënyrë që të plotësohet i gjithë kuadri i ndërveprimit dhe punës së zakonshme të përditshme të nëpunësve që qëndrojnë pas ekraneve për t’u shërbyer qytetarëve pa radha, pa kosto dhe pa asnjë bakshish. Skuadra e AKSHI-t ka punuar natë e ditë ditë dhe natë dhe ditë, do të kemi një konferencë të posaçme për shtyp edhe me partnerët kur gjithçka të jetë e përfunduar dhe skuadra speciale e angazhuar e SHBA nuk do të ketë nevojë të qëndrojë në tryezë me ekspertët tanë. Dua të nënvizoj se së pari, sulmi nuk është sulm i organizuar nga hakerave të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpeshherë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve më të mëdha dhe të fuqishme, deri duke bllokuar edhe sisteme të mëdha dhe kritike në SHBA, për të vendosur gjoba shumë të majme për ente të caktuara. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet nuk kemi ende të gjithë provat për të përcaktuar një prej dy shteteve fortësisht të dyshuara shpresoj se do ta bëjmë në vijim, kjo është  pjesa më delikate e investigimit. E dyta, është shumë e rëndësishme të thuhet se roli i disa burimeve të informacionit, me në krye Top Channel, ka qenë një rol destruktiv dhe rol i papranueshëm për një shoqëri demokratike të informacionit dhe fjalës së lirë. Nuk e kuptojmë arsyen pse Top Channel është angazhuar edhe me gjithë thirrjen time, personalisht, publike, edhe në shprehjen e shqetësimeve të drejtpërdrejta për Top Channel në një fushatë dezinformimi masiv, që në kushtet kur bëhet fjalë për të dhëna, në kushtet kur bëhet fjalë për shumëçka që lidhet me bazën e shtetit, me inventarin e dokumenteve, krijon panik”, theksoi Rama.

/e.d
Next Post
Nga lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin te Damir Fazlliç/ Sali Berisha shpallet ‘non grata’ nga Britania e Madhe

Nga lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin te Damir Fazlliç/ Sali Berisha shpallet 'non grata' nga Britania e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In