• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi kibernetik/ Kulluri: Siguria, A-ja e një shteti! Lidershipi politik të heqë dorë nga teoria “na mbron SHBA e NATO!”

by Java News
12/09/2022 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edvin Kulluri, ish-sekretar i Pergjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, thotë qeveria shqiptare duhet të investohet seriozisht në forcimin e sigurisë kombëtare.

Duke folur për sulmet e njëpasnjëshme kibernetike ndaj sistemeve qeveritare online, Kulluri në intervistën e mbrëmjes në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma tha se lidershipi shqiptar duhet të heqë dorë nga filozofia e të deleguarit të përgjegjësive të veta te partnerët.

Kulluri: Sistemi ka qenë jo në lartësinë e duhur të mbrojtjes. Nuk është hera e parë që ndodh. Jemi në një konflikt jo të armatosur, të paktën me Iranin,  pasi për herën e parë nuk janë mbyllur hetimet akoma. Gjëja e fundit që mëndojmë është gjëja e parë që duhet të bëjmë, siguria kombëtare.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me këtë qeveri, ka të bëjë me atë përceptim që është hapur në lidershipin politik: Hë se na mbrojnë amerikanët, na mbron NATO! Ne kemi përgjegjësinë tonë. Kontributi jonë në NATO nuk duhet ngatërruar me detyrat që ka qeveria shqiptare për moscënimin e sigurisë kombëtare dhe në rastin konkret të të dhënave personale apo të dhënave shumë sensistive që mund të kenë institucionet shqiptare nën administrim.

Sipas Kullurit, siguria kombëtare ka nevojë për zgjidhje jo emocione politike.

Kulluri: Këto gjëra duhen parë me qetësi. Çështjet e sigurisë janë çështje shumë delikate për të cilat duhet të vrasim mendjen çfarë duhet të bëjmë për ti zgjidhur.

Ai evidentoi mungesën e investimeve të qeverisë në Forcat e Armatosura.

Kulluri: Ne e shpërdorojmë paranë publike jo për ato që janë thelbi i ekzistencës së një qeverie dhe një shteti që është siguria kombëtare por për shërbime dhe gjëra dytësore, tretësore si kërpurdha, instalacione. Të harxhosh 3.5 mln euro për atë që po ndodh te oborri i kryeministrisë kur këtu ka 1800 vakanca me mjekë në sistemin shëndetësor. E dini sa paguhet një pilot helikopteri që drejton një helikopter 18 mln euro, paguhet me rrogën e një mësuesi, pedagogu, ndërkohë që piloton 18 mln euro helikopter. Çfarë investimesh ka bërë kjo qeveri për Forcat e Armatosura? Mbrojtja është A-ja e një shteti, siguria. Korrupsioni i lartë patjetër që lë pa financuar politikat e sigurisë.

Politikani vuri në dukje se Shqipëria për vetë pozicionimin e saj në politikën e jashtme është target shumë i goditshëm jo vetëm nga Irani por edhe nga fuqi të tjera.

Kulluri: Kryeministri u del për zot të gjithë punëve të mbrapshta të këtij vendi, kur vjen puna te punët e veta thotë kemi amerikanët. Kjo nuk është serioze. Ne jemi target shumë i goditshëm jo vetëm nga Irani por edhe nga fuqi të tjera të mëdha me të cilat jemi rreshtuar qartësisht. Kur ti rreshtohesh duhet të jesh i zoti ta mbash, të kesh këllqe dhe shpatulla.

Next Post
Debati/ Shehi: Rama thau hidrocentralet, Bushati: Pse çfarë është ai kuçedër!? Gogoli është Putini, jo kryeministri

Debati/ Shehi: Rama thau hidrocentralet, Bushati: Pse çfarë është ai kuçedër!? Gogoli është Putini, jo kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In