Sulmi që përgjaku Zelandën e Re ka bërë që miliona njerëz dhe organizatatë ndryshme të dalin në mbështetje të komunitetit mysliman.
Banorët e qytetit Christchurch, ndihmuan vullnetarisht, duke ofruar makina në përcjelljen e myslimanëve që ndiheshin të frikësuar. Të tjerë përgatitën vakte ushqimi për të plagosurit madje pati shumë që ndenjën pranë tyre që ms ndjenin frikë apo trishtim. Dikur në disa qyetete ku urrejta ka qenë e madhe ndaj myslimanëve tashmë thonë: Shumë dashuri për vëllezërit myslimanë.
Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada dhe në disa vende tjera ka premtime nga njerëz të ndryshëm se do të ruajnë myslimanët gjatë lutjeve.
Ju jeni miqtë tanë, do t’ju ruajmë ndërsa ju luteni, u shprehën disa banorë në Britaninë e madhe. Të krishterët, hebrenjtë, dhe të gjithë besimtarët e feve tjera, qëndruan jashtë xhamive në Britani të Madhe në shenjë solidarizimi pas sulmit të tmerrshëm.
Presidenti i Kongresit Hebraik Evropian, Moshe Kantor, e dënoi sulmin, duke shtuar: “Për vite të tëra ne kemi paralajmëruar se ideologjia e urrejtjes që mori shumë jetë hebrenjsh mund të shkaktojë sulme kundër komuniteteve tjera. Sot tragjedia goditi vëllezërit dhe motrat myslimane”.
/G.Kosovari