• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmi i Izraelit me raketa rrënon Gazën, mbi 260 mijë persona të shpërngulur

by Java News
11/10/2023 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bombardimet izraelite në Gaza janë aq të rënda sa, qytetarët atje thonë se po përjetojnë “Nakba-n” e tyre, fjala arabe për katastrofë, e cila i referohet luftës së vitit 1948 kur u krijua shteti i Izraelit, duke çuar në shpronësim masiv të palestinezëve.

Ushtria e Tel Avivit, lëshoi mbi gaza sulmet më të egra ajrore në konfliktin 75-vjeçar me palestinezët, duke sjellë vdekje, shkatërrim dhe kaos në enklavën e zhytur ne mjerim.

“Sulmet janë të padrejta, ne nuk kemi parë diçka të ngjashme në asnjë vend tjetër më parë. As në Hiroshima dhe Nagasaki. Ata shënjestrojnë njerëzit, pemët e madje edhe gurët dhe fëmijët. Nuk lënë asnjë në këmbë”, thotë Abu Muath.

Qindra sulme ajrore gjatë natës vranë dhjetëra persona, shumica e të cilëve civilë. Lagie të tëra janë rrafshuar, dhe spitalet nuk kanë më vende e as medikamente për të trajtuar të plagosurit. Njerëzit janë pa energji, furnizime me ujë dhe ushqim, ndërsa OKB-ja po përpiqet të sistemojë mbi 260 mijë njerëz që sipas organizatës janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Skenat që vijnë prej andej, tregojnë një nivel shkatërrimi, që të mbijetuarit thonë se nuk e kanë përjetuar kurrë më parë. Gazetarja 22-vjeçare, Plestia Alqad, e cila ka treguar përmes xhirimeve në Instagram jetën mes bombardimeve, thotë mes dëshpërimit se nuk kanë ku të shkojnë pasi nuk ka mbetur asnjë vend i sigurt.

“Ajo që po ndodh është një çmenduri, nuk ka asnjë vend të sigurt. Unë personalisht jam evakuuar tri herë që prej ditës së djeshme. Jemi brenda shtëpisë aktualisht, po nuk mund të marrim dot frymë”, tha Plestia Alqad.

OKB-ja thotë se bombardimet e ditëve të fundit kanë shkatërruar më shumë se 1 mijë banesa, ndërsa viktimat janë të paktën 950. Izraeli ka shtrënguar bllokadën ndaj Rripit të Gazës, duke ndaluar plotësisht hyrjen e ushqimeve, furnizimeve me ujë, karburanti dhe energji. Shtetet e Bashkuara bënë me dije se po diskutonin me Izraelin dhe Egjiptin të siguronin kalim të sigurt për civilët atje.

/f.s

Next Post
Balluku inspekton punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë: Përfundon në mars 2025

Balluku inspekton punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë: Përfundon në mars 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e re në NATO, rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Kriza e re në NATO, rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

July 6, 2026
Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

July 6, 2026
Hakerët rusë vjedhin kredencialet e zyrtarëve, alarm për sigurinë kombëtare në Britani

Hakerët rusë vjedhin kredencialet e zyrtarëve, alarm për sigurinë kombëtare në Britani

July 6, 2026
Projektet kulturore në Bashkinë e Tiranës miratohen nga Këshilli Artistiko-Kulturor, i krijuar nga Këshilli Bashkiak, dhe jo nga kryetari i Bashkisë

Nis faza e dytë e kredive të buta, afati deri më 31 korrik! Ja dokumentet që kërkohen

July 6, 2026
Si “zhduken” projektet e financuara nga Serbia në Kosovë

Si “zhduken” projektet e financuara nga Serbia në Kosovë

July 6, 2026
Vinte nga Ekuadori/ Policia spanjolle kap 9.5 ton kokainë në kontejnerin me banane: Ngarkesa me e madhe që është kapur ndonjëherë!

Hartat: Shqipëria një nga vendet kryesore të tranzitit të heroinës në Europë, dyfishohet dhe kokaina

July 6, 2026
VIDEO / ‘Marrin nga 20 mijë euro për koncert’, protestuesja sulmon artistët: Noizy këtu rri si plehrë sepse…

VIDEO / ‘Marrin nga 20 mijë euro për koncert’, protestuesja sulmon artistët: Noizy këtu rri si plehrë sepse…

July 6, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Punon në shtet? Dy kritere kryesore që të përfitosh kredi me zero përqind interes

July 6, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Kush ka fat në dashuri dhe kush në financa? Ja çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

July 6, 2026
‘Mister’ në ceremoninë mortore të Khamenei-t: Ku është pasardhësi i tij?

‘Mister’ në ceremoninë mortore të Khamenei-t: Ku është pasardhësi i tij?

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In